Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Mars 2025

120 kompani shqiptare panair pune në Athinë. Rama: Realiteti ndryshe nga ajo që shihni në Tv

120 kompani shqiptare u bënë bashkë në panairin e punës të mbajtur në Athinë. I pranishëm ishte kryeministri Rama që ftoi sipërmarrësit të kthehen në atdhe ku pagat janë konkurruese. Rama tha se realiteti është ndryshe nga ai që shohin në media.

Berisha me shqiptarët e Milanos: Këtë vit firmosim rotacionin dhe fundin e narko-diktaturës

Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha ishte sërish në Itali ku takoi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Milano. Berisha ftoi emigrantët të regjistrohen dhe të votojnë PD-në për të bërë të mundur rotacionin dhe fundit e asaj që ai e quan narko-diktaturë.

Primaret e PD, në Tiranë kryeson Hysen Kadiu. Deputetja Jorida Tabaku më e votuara nga gratë

Dalin rezultatet paraprake të primareve të PD për përzgjedhjen e kandidateve për deputetë. Në Tiranë kryeson Hysen Kadiu ndërsa në 5 vendet e para renditet deputetja Jorida Tabaku si më e votuara nga gratë, me diferencë me kandidatet e tjera.

Spak godet dy grupe, trafikonin kanabis në Greqi. Arrestohen 3 policë, një tjetër shpallet në kërkim

SPAK godet dy grupe kriminale të trafikut të drogës me Greqinë që aktivitetin e tij e kishte shtrirë ndër vite. Mes 10 urdhër-arresteve ka edhe efektivë policie që lehtësonin trafikun e drogës. 3 vihen në pranga, njëri shpallet në kërkim.

Dhuna në familje në rritje. Në 2024 u dërguan në prokurori mbi 2 mijë raste

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje u referuan në prokurori vitin që lamë pas duke treguar një rritje të këtij fenomeni. Ekspertët thonë se çështja mbetet shqetësim, por rritja e shifrave tregon edhe rritje të ndërgjegjësimit për të denoncuar.

Britania thërret një samit për Ukrainën pas përplasjës mes Trump dhe Zelensky

Liderët e Europës ranë dakord në Londër të punojnë me Ukrainën për një plan paqeje me 4 hapa, i cili më pas do të diskutohet me Uashingtonin. Ursula von der Leyen thotë se Europa duhet të përgatitet për më të keqen.

/tvklan.al