Dashi-Do kesh shumë përfitime nga një jetë më e shëndetshme. Përpjekjet e tua deri më tani nuk kanë shkuar dëm, gjërat do po pozicionohen në rendin e duhur. Në aspektin akademik, do kesh mjaft vlerësime. Një mik mund t’ju shoqërojë në një destinacion, që përveç argëtimit ka dhe pak biznes brenda. Në romancë një lidhje e fortë po krijohet!

Demi-Në dashuri duhet të vlerësoni situatën tuaj, t’i jepni më shumë vëmendje emocioneve tuaja dhe t’i dedikoni kohë njerëzve tuaj të zemrës. Pranoni gabimet tuaja dhe dëgjoni më shumë partnerin/en tuaj. Në punë, do të keni mbështetjen e kolegëve tuaj.

Binjakët-Binjakët rrezikojnë ta kalojnë këtë ditë duke u përfshirë në disa konflikte. Ka gjasa të shpenzoni shumë kohë duke u marrë me biseda boshe. Më mirë lexoni një libër ose të shpenzoni kohë me fëmijët tuaj, për shmangur një ditë monotone.

Gaforrja-Është ditë e ngjeshur për ju. Mundohuni maksimalisht të plotësoni të gjitha angazhimet. Mos hezitoni të pyesni për ndihmë sepse përndryshe nuk do të jeni në gjendje të mbaroni të gjitha punët e kërkuara.

Luani-Kohët e fundit i jeni përkushtuar karrierës dhe punës. Mos harroni se keni edhe një familje dhe një lidhje romantike që kërkon të njëjtat angazhime. Është koha për t’u kushtuar këtyre të fundit më shumë kohë.

Virgjëresha-Duhet të bëheni asocial këtë fundjavë sepse duhet të përqendroheni dhe të përfundoni një punë që keni nisur. Do të keni kohë për festime më vonë.

Peshorja-Mërzia dhe shqetësimi mund t’ju pllakosin sot. Është koha për aventura dhe udhëtime. Planifikoni të shkoni diku në fundjavë dhe do të ndiheni më mirë.

Akrepi-Do të fitoni famë dhe do të brohoriteni për punën tuaj krijuese. Njerëzit e admirojnë stilin tuaj të veçantë. Vlerësimi i tyre do të jetë terapeutik për ju. Iku koha kur rivalët denigronin punën tuaj, duke e cilësuar si të çuditshme apo të errët. Bota është rrotulluar.

Shigjetari-Do takoni një person me mjaft rëndësi dhe kjo do sjellë të mira profesionale. Në shoqëri gjërat do shkojnë pozitivisht, ndërsa është momenti që të pranoni një shans në aspektin romantik.

Bricjapi-Dielli, Hëna dhe Jupiteri janë në anën tuaj, dashuria do të përfitojë. Në punë do të ishte më mirë të zgjidhnit problemet menjëherë edhe sepse keni shumë ide fituese. Do të dini t’i bëni dhe t’i shfrytëzoni sa më shumë, duhet të besoni më shumë në veten tuaj.

Ujori-Gjatë kësaj dite Ujorët mund të përballen me disa probleme. Pasdite atmosfera do të ndryshojë duke u bërë më e qetë. Është e rëndësishme t’i përkushtoheni vetes duke zgjeruar horizontin dhe duke u kujdesur për shëndetin. Në fund të ditës mund t’ju rishfaqet një konflikt.

Peshqit-Dashuria duket të jetë e komplikuar sot. Ka nevojë për vëmendjen tuaj. Megjithatë përfshirja në një debat të tillë me partnerin/en do të bëjë të kuptoni shumë më shumë gjëra për njëri-tjetrin. Kjo do t’ju japë forcë që të ndërtoni një marrëdhënie edhe më të fortë./tvklan.al