Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh. Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari Anesti B. u përplas me një makinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën drejtuesi i makinës tip “Benz”, K.Sh dhe pasagjerja në këtë automjet, një 55-vjeçare me iniciale F.SH.

Policia njoftoi se nga përplasja është dëmtuar edhe shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të. Ata janë transportuar në spital dhe sipas uniformave blu janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë teksa “Benz”-i është shkatërruar pothuajse i gjithi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Siç mëson gazetari Fatos Salliu, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e rrugës mund të kenë qenë faktorët kryesorë të përplasjes fatale./tvklan.al