Bayern Munich po mendon për të transferuar yllin e Premier League, Bart Verbruggen.
Trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany është një admirues i madh i 22-vjeçarit, raporton tabloidi “The Mirror”.
Tekniku i rekordmenëve gjermanë e njeh mirë lojtarin, pasi ka punuar më herët me portierin e ri të Anderlecht.
38-vjeçari donte të nënshkruante me Verbruggen kur ishte në krye të Burnley-t, por klubi i Brighton e bleu atë për shumën e 20 milionë Paundëve në 2023.
Kompany nuk është tërhequr nga dëshira e tij për ta pasur 22-vjeçarin dhe po kërkon nga klubi që të bëjë një ofertë në verë.
Por për të siguruar shërbimet e lojtarit për gjemanët nuk do të jetë e lehtë, pasi Brighton e lë të lirë për shumën e 60 milionë Eurove.
Ikona gjermane e portës Manuel Neuer ka edhe një vit kontratë me bavarezët, ndërsa është 38 vjeç.
Kompany e sheh Verbruggen si pasardhësin e Neuer, por interesim për futbollistin holandez ka edhe Chelsea. Blutë nuk janë të kënaqur nga paraqitja e Robert Sanchez, i cili ka kryer disa gabime serioze në këtë sezon.
Në 25 takime të luajtura në këtë vit futbollistik në Premier League, 22 vjeçari e ka mbajtur portën e paprekur në 6 prej tyre.
Kalimi te Bayern e josh holandezin, pasi në këtë mënyrë do të kishte mundësi të aktivizohej në Ligën e Kampioneve, e të fitonte trofe.
Klan News