#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Power Kidz 8 – Faza 1

Fëmijët konkurrues • Faza.1 / Java 3: Franci, Amila, Amarildo, Amina, Glauk

Me pjesëmarrjen e: Denata Toçe – Psikologe, Aurel Vula – Pediatër, Edi Gogu – Shkrimtare

“Ka një mesazh për ty” – Sfidat sfilitëse të një çifti

“Ka dy javë që fëmija ka vdekur në bark”/ Trauma e tmerrshme e Dorelës: E pashë të binte në tualet

Dëshira për t’u bërë nënë nisi me një traumë të fortë për Dorelën. Protagonistja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregon se pas njohjes me mblesëri me bashkëshortin  në vitin 2011, nisën bashkëjetesën. Me kohën, vendosën që të kishin një fëmijë por fati nuk qe në anën e tyre dhe iu drejtuan një klinike për fertilizimin “in vitro”.

Pas procedurash e vështirësish të shumta, erdhi shtatzënia e shumëpritur. Muajt e parë të pritjes së ëmbël ishin të vështirë për Dorelën, e që fatkeqësisht nuk ia sollën dot foshnjen në krahë.

Dorela: Ishte një shtatzëni shumë e vështirë. Pas ca kohësh, diku 4 muaj, 4 muajsh e gjysmë, nuk po ndihesha mirë dhe shkoj të bëj një vizitë. Bëj ekon dhe mjekja më thotë që “nuk ia dëgjoj mirë rrahjet e zemrës fëmijës, por mbase nga lodhja ose ndonjë shqetësim që mund të kesh pasur”. Një javë pasi bëj vizitën, ndiej shqetësime, nuk ndieja fëmijën gjallë. Shkoj bëj vizitë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, më bëjnë eko dhe më thonë “ka dy javë që të ka vdekur fëmija në bark”. Ishte shumë e  tmerrshme se nuk mund t’ia thuash copë  një nëne që mund të bëhet prind për herë të parë që ty ka dy javë që të ka vekur fëmija në bark. Më bëjnë shtrimin që ditën tjetër të bëja pastrimin e fëmijës. Gjatë gjithë natës kisha probleme, shqetësime dhe pyesja infermieren që kam këtë shqetësim. Ajo më thoshte që e ke ngaqë ke fëmijën të vdekur, por duhet të qetësohesh deri nesër sa të vijë mjeku për të bërë pastrimin e fëmijës. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit, ndieja shqetësim prapë dhe e lajmëroj infermierien. Vjen dhe më jep një paracetamol që të qetësohesha. Nuk u qetësova. Në orën 5 të mëngjesit shkoj në tualet. Aty bëj abort spontan, më bie fëmija në tualet, më ikën në tubacione. Çohem, normalisht e tmerruar nga ç’ka pashë. Çohem, shkoj lajmëroj infermieren dhe i them më duket se më ra fëmija në tualet. “Nuk ka mundësi”, tha “por shko shqetësohu se ke shqetësime nga aborti  sa të vijë mjeku që të  vijë të bëjë pastrimin”. Që në orën 5 që bëj abortin deri në 8 të mëngjesit, mua nuk më prek njeri me dorë. Vjen mami im, siç bëjmë vizitat dhe më sheh të larë në gjak. Lajmëroi mjekët, bëhet alarmante, më bëjnë eko dhe mjekët më thonë “si ka mundësi se ti nuk ke fëmijë në bark?”

Ardit Gjebrea: Ata nuk e besonin atë që të  kishte ndodhur ty?

Dorela: Panë dokumentet që kisha ekot që u bindën që unë isha shtatzënë dhe kam bërë abort spontan. Që nga ajo ditë, 3 muaj rresht kam qenë në depresion. Nuk besoja as në Zot, as në asgjë.  Vetëm burri dhe familja ime më kanë ndenjur afër për ta kaluar këtë periudhë.

Mësuan diagnozën e djalit, sfida e vështirë e çiftit: Burri s’e pranon dot

Mëmësia është rrugëtimi më i bukur dhe i pritur për shumë gra, por për Dorelën rezultoi një sfidë e vërtetë. Me shumë vështirësi, ajo mundi të mbetej shtatzënë përmes fertilizimit “in vitro”, por shtatzënia nuk rezultoi e suksesshme. Për dy javë, pa e ditur, ajo mbajti fëmijën e vdekur në bark derisa e abortoi spontanisht në tualetin e maternitetit.

Kjo ngjarje, tregoi ajo për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, e bëri të përjetonte depresion. Sapo çifti vendosi që të birësonte një fëmijë, Dorela mëson se këtë herë kishte mbetur shtatzënë. Edhe kjo shtatzëni pati shumë vështirësi për të, por më në fund në jetën e saj dhe të Saimirit erdhi një djalë. Koha tregoi që përpara i priste një tjetër sfidë.

Dorela: Me rritjen e djalit kuptuam që diçka nuk shkonte. I bëjmë vizitat në psikologë vlerësues, terapistë dhe marrim vesh që ishte me çrregullim të spektrit autik. Kjo ishte një sfidë akoma më e vështirë për ne se nuk e dinim çfarë i hahej, kur i pihej, çfarë i dhimbte. E çoja nëpër kopshte, nuk ma pranonin se nuk  pranonte të rrinte me shumë njerëz, bëhej agresiv. Kam ndërruar katër kopshte, i vetmi kopsht është ky që e kam tani momentalisht që ma ka mbajtur edukatorja, Lavdia, madje çuni është shumë i lidhur me  të,  i thërret “nëna Lida”. Çunin e kemi ndjekur më parë me terapi, por në pamundësi ekonomike ia kam ndërprerë. Burri punon kamarier, unë punoja në fasoneri por u detyrova  e lashë punën për shkak të djalit se më duhet ta ndjek nëpër terapi. Po kalojmë sfida të vështira si çdo çift, por faleminderit Zotit e shyqyr Zotit kam djalin, jam më e plotësuar, pavarësisht sfidës, pavarësisht problemeve. Është dashuri, janë… nuk e di. Unë sot kam thirrur burrin se ai nuk e pranon dot faktin që djali ka këtë problem. Nuk po e pranon dot pse duhet të na bjerë neve kjo sprovë.

Ardit Gjebrea: Pra mund të themi që ti je më eforta në atë shtëpi?

Dorela: Po! Duhet të bëhem e fortë për djalin, ka nevojë për mua, ka nevojë për dashuri, ka nevojë që t’i qëndrosh pranë pavarësisht se ka problemin, unë nuk e vë në dukje, në rast se burri thotë që “pse duhet t’i kalojmë ne këto”, i kam thënë që duhet të bëhemi të fortë.

Ardit Gjebrea: Pra Saimiri të duket më i dorëzuar?

Dorela: Është më i mbyllur në vetvete.

Ardit Gjebrea: Ka ndryshuar si karakter.

Dorela: Nuk del, është i ndrojtur, nuk hapet, thjesht në punë e shtëpi. Unë i them duhet të dalësh, thotë “por jo kemi djalin…”

“Djali ka nevojë për ne”, forca e dashurisë triumfon mbi sfidën: Me ty deri në frymën e fundit!

Dorela dhe Saimiri janë një çift që janë përballur me momente të mundimshme dhe përpara i pret një tjetër vështirësi që kërkon gjithë zemrën e mendjen e tyre. Dorela e ndau historinë në “Ka Një Mesazh Për Ty” ku tregoi për dëshirën për të pasur fëmijë, humbjen e foshnjes së parë, depresionin e tanimë,  ardhjen në jetë të djalit për të cilin kanë mësuar se ka spektrin e autizmit.

Arsyeja e ardhjes së saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është shoku i jetës, Saimiri i cili   nuk e pranon dot situatën e vështirë ku gjenden. Dorela ka vënë re ndryshime te Saimiri dhe ajo e ka thirrur për t’i kërkuar që të bëhet i fortë e t’ia dalin si gjithnjë, ndërsa ky i fundit tregon se nuk do ta lërë kurrë vetëm.

Dorela: Çkemi zemër?

Saimir: Mirë shpirt!

Dorela: Më fal që të gënjeva!

Saimir: S’ka gjë!

Dorela: Ta dish që të dua shumë. Pavarësisht çdo gjëje, ne do ia dalim, do ia dalim gjithmonë siç ia kemi dalë. Unë nga ty thjesht dua që ti të bëhesh i fortë e ta kalojmë këtë sfidë me djalin që kemi. Dua që ti ta  pranosh sfidën e t’ia dalim bashkë se djali ka nevojë për ne, ka nevojë për dashurinë tonë, ka nevojë të rritet për ne. Të dua shumë!

Saimir: Princesha ime, ti e di që ndoshta këto kohë, ti e di shumë mirë që çfarë ka ndodhur midis dy familjeve tona, edhe humbjet që ne patëm dhe ka qenë një moment shumë i vështirë, ma beso këtë, por  ideja është që dua të dish, do të ta them sot sy për sy, ti e di që unë ta kam thënë, nuk është se po   mohoj sot gjë, ti do ta kesh gjithmonë mbështetjen time deri në frymën time të fundit. Ti dhe djali jeni jeta ime, jeni ajo çfarë unë dua, jeni ajo çfarë unë kam krijuar. Unë do të mundohem të bëj të mirën, do të  mundohem sado që të rrëzohem do të ringrihem. Do të jem për ty, për djalin dhe për çdokënd që do të ketë nevojë për mua.

“Ka një mesazh për ty” – Një vjehrrë unike si Manushaqja

Klientja që ‘i bleu’ zemrën,  miqësia e rastësishme bashkon vjehrrën e nusen: Më e shtrenjta për mua!

“Në çdo përvjetor martese, i zbukuron dhomën me petale, për çdo ditëlindje i bën dhurata dhe surpriza.  Mund të themi që nuk jeton dot pa të”, e nisi prezantimin e protagonistes së radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” drejtuesi i së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea. Në studio hyri Esmeralda e cila tregon se personi që ia bën të gjitha këto surpriza nuk është bashkëshorti.

Rrëfimi i saj është plot emocione dhe gjithçka fillon në dyqanin e luleve ku ajo punonte me një kliente që u kthye në mikeshë, i hapën zemrën njëra-tjetrës dhe sot janë nuse e vjehrrë.

Esmeralda: Për mua është personi më i shtrenjtë.

Ardit Gjebrea: Që të bën gjithë këto gjëra!

Esmeralda: Ka bërë gjithçka për mua, atë e kam njohur para bashkëshortit tim. Unë punoja në një dyqan lulesh dhe vinte e blinte gjithnjë lule sepse shkonte në varreza. Ka humbur djalin e saj dhe ne u bëmë mikesha shumë të mira.

Ardit Gjebrea: Kishte humbur djalin e saj, në çfarë moshe?

Esmeralda: 19-20 vjeç. Bashkë ne u bëmë mikesha shumë të mira sepse ndërkohë që vinte blinte lule, ne  komunikonim bashkë, bënim biseda të gjata por ajo ka një mirësi që shumë rrallë njerëz e kanë. Edhe pse me gjithë këto dhimbje të forta që ajo ka kaluar në jetë, ajo dhimbjen e vet e ka kthyer në forcë. Në fillim unë nuk e pyesja shumë sepse nuk doja ta trishtoja, nuk doja ta prekja aty ku asaj i dhembte se normalisht dihet, kur tjetri ka dhimbje kuptohet derisa arriti një moment që  ajo vetë më ka treguar historinë e kësaj humbjeje. Përveç kësaj humbjeje, përpara kësaj ka humbur edhe një vëlla në moshë shumë të re. Ka shumë pengje në jetë, shumë vuajtje. Ne u bëmë shumë të afërta bashkë pa e ditur që ajo vinte vazhdimisht dhe kishte diçka në mendjen e saj. Ajo vinte vazhdimisht dhe më sugjeroi që të njihesha me çunin e vet të vetëm, bashkëshorti im aktual.

Ardit Gjebrea: Pra po flet për vjehrrën tënde.

Esmeralda: Po.

Ardit Gjebrea: Që quhet?

Esmeralda: Manushaqe.

Në këtë atmosferë të bukur familjare, ndodh edhe një humbje tjetër sepse vjehrri i Esmeraldës ndërron jetë. Prej tij, ajo ruan në mendje fjalët e përzemërta që i thoshte.

Esmeralda: Dy vite pas martesës sonë, ndërroi jetë edhe babi.

Ardit Gjebrea: Ti u thërret babi dhe mami?

Esmeralda: Po u thërras sepse e kam gjetur atë dashuri tek ata. Vjehrri im më thoshte “të dua si vajzë dhe të respektoj si nuse”.

Në vitin e parë të martesës çifti u gëzua me një vajzë që mori emrin e xhaxhait të saj të ndjerë e më pas me një djalë. Ky është gëzimi i Esmeraldës që vjehrri i saj mundi t’i njihte nipin e mbesën. Lidhur me  vjehrrën, ajo ndihet shumë e lumtur nga ndjesitë që i fal, por dëshiron që edhe Manushaqja të përjetojë  gëzimet e tyre.

Esmeralda: Nuk e them se dua të mburrem, por mua ajo më ka bërë të lumtur në çdo moment.

Ardit Gjebrea: Për sa kohë që vazhdon të ta mbushë dhomën me petale kur ke përvjetorin e martesës…

Esmeralda: Çdo vit nuk mungon asnjë ditë dhe jo vetëm për përvjetore, edhe për ditëlindje. Vetëm se unë dua që ajo të jetë më e përfshirë në gëzimet tona.

Ardit Gjebrea: Pse?

Esmeralda: Sepse ajo vërtet më bën mua të lumtur, por thellë-thellë ajo vetë nuk është prezente në gëzimet e familjes.

Ardit Gjebrea: A jetoni bashkë?

Esmeralda: Po ne jetojmë, por ne kur dalim, udhëtojmë, ajo nuk vjen me ne. I duket sikur po të gëzojë më shumë se ç’duhet, sikur po bën ndonjë gabim nuk është e plotësuar, ajo jeton vetëm për të na bërë ne të lumtur.

Ardit Gjebrea: Çështje mentaliteti apo ndjesie?

Esmeralda: Unë mendoj ndjesi se s’ka lidhje mentaliteti, një grua që bën këto gjëra s’ka një mentalitet të ngushtë. Ka mungesa, nuk e ka të gjithë shpirtin plot.

Njohu vjehrrën përpara bashkëshortit: Një ditë më kërkoi të takoja djalin e saj të vetëm

Zakonisht, historia klasike e një njohjeje rrjedh fillimisht mes çiftit e më pas me prindërit respektivë. Në rastin e Esmeraldës nuk ka ndodhur kështu. Ajo tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan se së pari është njohur me vjehrrën, Manushaqen e cila ishte kliente në dyqanin e luleve ku ajo punonte.

Esmeralda dhe Manushaqja u bënë mikesha shumë të mira e kjo e fundit i tregoi gjithë pengjet e humbjet e vështira të jetës. Një ditë, Manushaqja i kërkoi që të njihte djalin e saj të vetëm që sot është bashkëshorti i Esmeraldës.

Me humor, ajo thotë se e kishte përfytyruar njësoj si vjehrrën, por është kjo e fundit që e surprizon çdo përvjetor martese duke i zbukuruar dhomën me petale, i bën dhurata e surpriza. Megjithatë, te bashkëshorti ka gjetur gjëra edhe më të vlefshme se surprizat.

Esmeralda: Për mua është personi më i shtrenjtë.

Ardit Gjebrea: Që të bën gjithë këto gjëra!

Esmeralda: Ka bërë gjithçka për mua, atë e kam njohur para bashkëshortit tim. Unë punoja në një dyqan lulesh dhe vinte e blinte gjithnjë lule sepse shkonte në varreza. Ka humbur djalin e saj dhe ne u bëmë mikesha shumë të mira.

Ardit Gjebrea: Kishte humbur djalin e saj, në çfarë moshe?

Esmeralda: 19-20 vjeç. Bashkë ne u bëmë mikesha shumë të mira sepse ndërkohë që vinte blinte lule, ne  komunikonim bashkë, bënim biseda të gjata por ajo ka një mirësi që shumë rrallë njerëz e kanë. Edhe pse me gjithë këto dhimbje të forta që ajo ka kaluar në jetë, ajo dhimbjen e vet e ka kthyer në forcë. Në fillim unë nuk e pyesja shumë sepse nuk doja ta trishtoja, nuk doja ta prekja aty ku asaj i dhembte se normalisht dihet, kur tjetri ka dhimbje kuptohet derisa arriti një moment që  ajo vetë më ka treguar historinë e kësaj humbjeje. Përveç kësaj humbjeje, përpara kësaj ka humbur edhe një vëlla në moshë shumë të re. Ka shumë pengje në jetë, shumë vuajtje. Ne u bëmë shumë të afërta bashkë pa e ditur që ajo vinte vazhdimisht dhe kishte diçka në mendjen e saj. Ajo vinte vazhdimisht dhe më sugjeroi që të njihesha me çunin e vet të vetëm, bashkëshorti im aktual.

Ardit Gjebrea: Pra po flet për vjehrrën tënde.

Esmeralda: Po.

Ardit Gjebrea: Që quhet?

Esmeralda: Manushaqe.

Ardit Gjebrea: Po kur të tha që njihu me djalin tim, çfarë mendove?

Esmeralda: Unë mendova se djali i vet do t’i ngjante shumë nënës së vet.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Esmeralda: Në shumë kuptime. Ajo  është shumë e dashur, është shumë bukuroshe, është shumë e mirë. Burri im është e kundërta e saj.

Ardit Gjebrea: Po të paktën i shëmtuar nuk është?

Esmeralda: Jo, por edhe Manushaqes nuk i ngjan.

Ardit Gjebrea: Se kur thua e kundërta, atëherë të të pyes, nuk është i mirë?

Esmeralda: Unë e doja bashkëshortin tim të ishte i dashur, romantik, të bënte surpriza, por këto surpriza…

Ardit Gjebrea: I dashur është, mund të mos jetë romantik por i dashur është.

Esmeralda: Mirë, përtej kësaj ai të gjitha surprizat, ti e përmende vetë, mua m’i bën Manushaqja në emër të tij. Unë tek Elisi kam gjetur qetësinë shpirtërore, atë lirinë që çdo femër do të donte ta kishte në krah, një bashkëshort që të jep liri të bësh çfarë të duash.

Parandjenja e pagabueshme, vjehrra s’kursen lëvdatat për nusen: Është goca e adoptuar!

Ndjesitë e zemrës rrallë gabojnë. Manushaqja e provoi këtë që nga momenti kur njohu Esmeraldën dhe i kërkoi që të takonte djalin e saj të vetëm dhe më pas u bë nusja e shtëpisë. Parandjenja e saj  nuk gaboi as sot në “Ka Një  Mesazh Për Ty” ku ishte e bindur se e vetmja që mund ta kishte ftuar ishte sërish Esmeralda.

Me hapjen e ekranit përpara saj në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ku sërish provoi se kishte të drejtën, Manushaqja bëri një deklaratë për nusen e saj:

Manushaqja: Nuk gaboj asnjëherë për këtë! Është goca e adoptuar! E kam gocë, e kam shpirt, por ma ka çuni shoqen e jetës!

Esmeralda: Mami!

Manushaqja: Hë shpirt!

Esmeralda: Ti e di që unë të kam shumë përzemër!

Manushaqja: Shumë faleminderit, reciproke!

Esmeralda: Ti e di që unë mirënjohjen time ta them çdo ditë, por kur mirënjohja merr përmasa të tilla, bëhet më e fortë, ka më vlerë dhe një grua si ti me vlera të rralla, e meriton këtë.

Manushaqja: Shumë faleminderit, edhe ti ashtu je gjithashtu!

Esmeralda: Ti je nëna që do të donte çdo fëmijë të kishte. Ti je motra që do të donte çdo motër, çdo vëlla të kishte. Shoqe, mikeshë. Nuk di, për ty duhet një gjuhë e posaçme, nuk gjej fjalët e duhura.

Manushaqja: Dhe vjehrra që vetëm Esmeralda meriton!

Esmeralda: Unë të thashë që s’është vjehrrë…

Ardit Gjebrea: Do, s’do është! Është nëna, është shoqja, është motra, është edhe vjehrrë.

Esmeralda: Ajo është gjithçka për mua dhe familjen time. Me ne përditshmëria e jetës është shumë e qetë me atë prezente.

Kërkesa e nuses ngre në këmbë vjehrrën: Prindërit e tu më kanë dhuruar një gocë të mrekullueshme!

Lidhja mes Esmeraldës dhe vjehrrës së saj, Manushaqes është një miqësi e vërtetë. Ato e kanë njohur njëra-tjetrën në këtë formë e më pas janë bërë nuse e vjehrrë. Esmeralda tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesa shumë ‘e llaston’ vjehrra e saj, e surprizon, i zbukuron dhomën me petale në përvjetor edhe pse vetë ka marrë goditje të forta në jetë.

Ndihma e saj e pakursyer dhe fjalët e ëmbla s’i mungojnë kurrë Esmeraldës, por ajo ka një dëshirë për Manushaqen të cilën ia shpreh në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Vjehrra i mirëpret fjalët e saj, por bën veprimin e papritur duke u  ngritur në këmbë për të respektuar prindërit e nuses.

Esmeralda: Unë e di që ti kur ka festa je e trishtuar. Unë e di që përpara dhimbjes tënde, ne jemi shumë të vegjël. Këtë s’ta kisha thënë asnjëherë. Unë dua që të jesh më prezente në gëzimet tona, ti e di jeta është shumë e shkurtër. Ashtu si bën për ne çdo ditë që na përkushtohesh në shtëpi, në punë, te fëmijët ,  me gatimet, në të gjitha, unë dua të na përkushtohesh edhe në festa. Dua të të shoh më të qeshur, nuk dua të të shoh të trishtuar.

Manushaqe: Sipas asaj që kam shpirtin, jam shumë e qeshur, vetëm për hir tuajin, t’ju shoh shumë të lumtur. T’ju shoh, nuk di, nuk kam fjalë ta shpreh atë lumturi që dua të shoh unë te sytë tuaj. Për mua,  jam shumë mirë edhe kaq, pavarësisht atyre që kam kaluar.

Esmeralda: Dua të të gëzojmë më shumë.

Manushaqe: Dua të them edhe unë diçka. Fjalët që i dalin nga zemra kësaj goce, nuk është asnjë false. I  ka me shpirt dhe e falenderoj shumë. Ua uroj zonjave, kush është bërë vjehrrë ta kenë këtë fat. Dua të falenderoj në shenjë respekti (ngrihet në këmbë), prindërit që e kanë rritur, që e kanë edukuar, i falenderoj shumë! Faleminderit atyre për mbështetjen që na kanë dhënë për rritjen e fëmijëve,  pavarësisht se unë kam sakrifikuar, por jemi shumë të angazhuara të dyja dhe bashkë me ata… e para është që më kanë dhuruar një gocë të mrekullueshme! Edhe çunit, edhe mua! Edhe për çunin, rruga e gjatë është ai me këtë se më thotë ndonjëherë që aman mi mami, edhe ti je nënë, jo, rrugën e gjatë e ka me çunin, dua t’i shoh të lumtur e të gëzuar,pavarësisht se unë… diçka më janë prerë në mes të jetës,  por dua t’ua kompensoj juve atë që kam lënë unë mangët.

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje të mrekullueshme mes tyre. Surpriza e Esmeraldës u prit me një mesazh falenderimi nga vjehrra për prindërit e nuses së saj.

Në këtë atmosferë dashurie e mirënjohjeje, moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea pati një falenderim për prindërit e bashkëshortes së tij. Anila Gjebrea feston ditëlindjen  dhe për moderatorin, kjo simbolizon një dhuratë të bekuar.

Ardit Gjebrea: Sot ka ditëlindjen edhe nusja ime!

Manushaqe: Oh, edhe 100! Ajo fatkeqësisht nuk e ka vjehrrën dhe e di që ke pasur një nënë të  mrekullueshme!

Ardit Gjebrea: Por për fat të mirë e kam unë vjehrrën! Ashtu siç ti falenderove prindërit e Aldës që i kanë dhënë këtë edukatë, që është një fat etj, ashtu edhe unë falenderoj prindërit e nuses sime që më kanë bërë këtë dhuratë në jetë se e quaj një dhuratë të bekuar!

“Shihemi në Gjyq” – Firma fatale e Xhezmiut

“Gogol! S’je burrë!” Miranda sulmon bashkëshortin e 30 vjetëve: Erdhe pa dhëmbë, të bëra njeri!

Në insertet e tyre respektive, protagonistët e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Miranda dhe Xhezmiu që janë bashkëshortë prej 30 vjetësh, pretendojnë të nxjerrin palën përballë nga shtëpia.

E para e merr fjalën është Miranda e cila i referohet ashpër burrit të saj duke thënë: “Jeta ime ka filluar që ditën e parë të martesës me këtë gogol mund ta quaj se burrë nuk mund ta quaj kurrë!” Pas kësaj, ajo vazhdon ta sulmojë me fjalë Xhezmiun dhe tregon se ajo  ka rritur dy fëmijët nga martesa e tij e parë, por sot ndodhet jashtë.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Në ’95 jam martuar me…  çfarë mund t’i them, me babanë e fëmijëve të mi se burrë s’është kurrë ai. S’ka qenë asnjë ditë, jo burrë.

Eni Çobani: Burrë ose jo, ju keni bërë dy fëmijë me të, patjetër që ka qenë burrë që keni bërë dy fëmijë.

Miranda: Nga martesa e parë ka dy fëmijë.

Eni Çobani: Ah, ju jeni martesa e dytë me z. Xhezmi.

Miranda: Kam marrë burrë me dy fëmijë.

Eni Çobani: Dhe këto dy fëmijë kanë qenë prezent në jetën tuaj?

Miranda: I kam gjetur të vegjël dhe i kam rritur unë, i kam ndjekur unë me shkollë, nëpër spitale, nëpër të gjitha, fëmijët e atij që shikon aty. I kam rritur unë.

Xhezmi: Po pse moj, ç’të keqe të kam bërë unë ty?

Miranda: Ti po, më ke nxjerrë me fëmijët përjashta! Kam punuar një jetë të tërë që ditën e parë që kam vajtur!

Xhezmi: Ti erdhe pa dhëmbë në gojë, u bëre njeri atje! Shkollën ta dhashë, të gjitha!

Miranda: Shkollën ma dhe, por ishte zgjuarsia ime.

Krizë në martesën 30-vjeçare: Më quan ‘pabukse’, djemtë e tij i thonë të bredh gruaja!

Miranda dhe Xhezmiu janë të martuar prej 30 vitesh, por një krizë e fortë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Miranda e nisi këtë seancë me një gjuhë të ashpër ndaj Xhezmiut  pasi e akuzon se ai është shkaktari që kanë mbetur pa shtëpi.

Ajo ankohet se në gjithë këto vite, është kujdesur për të dhe ka punuar e të gjitha të ardhurat ia dorëzonte atij, por nuk është ndier e lumtur. Më pas shpjegon se problematika ka  nisur në vitin 2021 kur Xhezmiu u sëmur nga Covid-i. Djali i tij i vogël nga martesa e parë erdhi dhe ka arritur që të marrë shtëpinë përmes dhurimit.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Punoja si qen, kafshë kam qenë!

Xhezmi: Po pse moj, çfarë të keqeje ke parë nga unë ti? Ne mbushën 30 vjet sot që jemi martuar, tani u kujtove ti për t’u ndarë?

Miranda: Në 21-shin kur ishte ky me Covid, e merr djali dhe i jep firmën ky, i dhuron shtëpitë.

Xhezmi: Unë s’isha në gjendje, e kam bërë pa vetëdije atë.

Miranda: Shkon te Ilmije Brahimi dhe i dhuron shtëpitë djalit.

Xhezmi: Më morën në krah e më çuan atje te noterja, Ilmije Brahimi.

Miranda: Ke surrat dhe flet ti? Ke surrat dhe flet? Me ato që më ke bërë ti mua? Ti më ke shkatërruar jetën! Thuaj një ditë të bardhë që kam parë unë!

Xhezmi: Ty të zuri dhëmbi bukë!

Miranda: Ti s’ke surrat të shikosh familjen, por shikon ata dy këlysha që ke! Ata janë 40 njëri, 45 tjetri!

Xhezmi: Ata u bënë budallenj, u bëre edhe ti!

Miranda: Po se më ke çuar atje ku s’mban më! S’më mban më shpirti Xhezmi Hazizi!

Miranda shton se një ditë Ilmija u shfaq në sallonin e saj për t’i thënë se i shoqi i kishte dhuruar shtëpinë  djalit. E acaruar me të shoqin, ajo tregon edhe një episod tjetër, djemtë e tij e kanë akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Miranda: Çunat i thoshin të bredh gruaja! Ku i kishte provat e gruas ky? Të bredh gruaja, thoshin apo s’thoshin?

Xhezmi: Na nxore bojën, na nxore!

Miranda: Bredh gruaja? Unë mbroj vendlindjen time  Ne jemi një familje, unë vërtet kam qenë familje e varfër se ma zë në gojë, “pabukse” më thotë…

Xhezmi: Të zuri dhëmbi bukë tek unë!

Miranda: Po! Kam punuar 12 orë, 24 orë unë! Vërtet vij nga një familje e madhe, jemi 9 fëmijë, 3 vëllezër dhe 6 motra, por gjëra që mund të m’i bënte ky… kurrë! Gjej vende futu se unë nuk të qas në shtëpi, nuk më intereson fare! Nuk dua të të shoh me sy ore! A janë gënjeshtra këto që them unë? Janë gënjeshtra këto?

Të divorcuar, por jetojnë ende të njëjtën shtëpi: E laj, shëplaj dhe ushqej unë!

Dhurimi i banesës është shkaku që Miranda ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Xhezmiun. Veç pakënaqësive të tjera të grumbulluara përgjatë 30 viteve që ajo i shpreh herë pas here në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, arsyeja më kryesore është shtëpia.

Në vitin 2021, kur ka qenë i sëmurë me Covid, Xhezmiu ka firmosur dhurimin e shtëpisë duke ia dhënë djalit të tij të dytë nga martesa e parë. Miranda dhe Xhezmiu kanë edhe dy fëmijë të tjerë, djalë e vajzë.

Xhezmiu pretendon se ka firmosur në tri fletë të bardha, por ndërmjetësja Eni Çobani vëren disa parregullsi në firmën e tij në kontratën e dhurimit. Kjo ngre dyshime për vërtetësinë e saj. E njëjta gjë ndodh edhe në deklaratën noteriale.

Ndërkohë zbulohet edhe diçka tjetër. Prej vitit 2023, si rrjedhojë e kësaj problematike, Miranda dhe Xhezmiu janë të divorcuar, por jetojnë në të njëjtën shtëpi nga pamundësia. Edhe pse në këtë  situatë, Miranda vijon të kujdeset për të për shkak të gjendjes shëndetësore.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Miranda: Kam hequr shumë nga ai!

Ardit Gjebrea: Je divorcuar ti me Xhezmiun?

Miranda: Po! Nuk mundesha më! Sëmura fëmijët!

Eni Çobani: Por jetojnë sërish së bashku sepse pamundësia e një banese tjetër, i ka bërë të jetojnë.

Miranda: Sepse djali le që i mori shtëpitë, por nuk ikte. Ka ngrënë Vitin e Ri në shtëpi, na vinte i dehur, na vinte era drogë. M’u shkatërruan fëmijët! Nuk mundesha më!

Xhezmi: Do t’ia marr unë shtëpitë, do t’ia marr!

Miranda: Ç’e doja unë mbiemrin e këtij? Unë asnjë ditë s’kam qenë e martuar me këtë! Me të gjitha  këto që më ka bërë ky e që ka qëndisur Ilmije Brahimi, noterja, i bie që unë s’kam jetuar, ndoshta i kam bërë nëpër mullarë fëmijët me këtë!

Eni Çobani: Shkak i divorcit tuaj ka qenë pikërisht dhurimi?

Miranda: Po, kjo ishte!

Eni Çobani: Pra ti nuk pranove këtë moment të fundit?

Miranda: Nuk mundesha më moj! Për çfarë ta mbaj unë mbiemrin e tij? Për çfarë ta mbaj unë burrë atë?  Më thuaj ti, ku ta kap unë atë? Ta marr nga mbrapa?

Eni Çobani: Nuk është puna për ta kapur, por për të jetuar!

Xhezmi: Ç’të keqe ke parë nga unë ti?

Miranda: Ai është bërë që e laj unë, e shpëlaj unë, e ngre unë, e ushqej unë!

Eni Çobani: Asnjërit nga ne s’i dihet si na vjen jeta, Xhezmiut i erdhi  në këtë formë, mund të të vinte edhe ty!

Ardit Gjebrea: Ai ka nevojë për ty!

Miranda: Po edhe unë kisha nevojë! Mua s’më është fërkuar njëherë kjo (tregon shpatullat). Një ‘faleminderit’ nuk më është thënë. A është e vërtetë që të laj unë, të shpëlaj unë, është e vërtetë?

Xhezmi: E vërtetë është, ik ulu!

Thjeshtri i dhunoi të shoqin, Miranda fërkon kraharorin: M’u bë qejfi!

Edhe pse ka mbetur pa shtëpi për shkak të kontratës së dhurimit që Xhezmiu ka firmosur kundrejt djalit të tij të vogël nga martesa e dytë, Miranda e ka gjetur një arsye për t’u gëzuar nga kjo situatë. Gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq” ajo nuk ka reshtur duke e fajësuar Xhezmiun për gjendjen ku ndodhen dhe faktin që i solli fundin martesës 30-vjeçare.

Sërish, gjatë rubrikës të së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, ajo përmendi se Xhezmiu është rrahur nga djali i  tij, Ergysi, çka ai e pohoi. Ky fakt ka mjaftuar që Miranda të ndihet se në njëfarë mënyre gjithçka ajo ka përjetuar, është shlyer disi dhe s’e fsheh kënaqësinë duke fërkuar gjoksin.

Shprehja e saj kundërshtohet nga Eni Çobani, por Miranda është nuk tërhiqet. Madje ajo thotë se nuk e ka lejuar djalin e saj dhe Xhezmiut që  të ndërhyjë në problemin mes babait dhe gjysmë-vëllait të tij.

Xhezmiu ka kaluar një sërë vështirësish shëndetësore, por Eni Çobani shpjegon se janë marrë masat dhe miratimi i mjekut që ai mund të marrë pjesë në këtë seancë

Miranda: Si përfundim, i mori shtëpitë, i këputi një dru të mirë  këtij dhe erdhi në shtëpi. Kur e rrahu këtë, e rrahu herën e parë, m’u bë qejfi herën e parë, ta them sinqerisht! Kur më thanë gratë që burri t’u rrah me djalin në një mëngjezore, fërkova, ah thashë, janë gjynahet e mia!

Eni Çobani: Pse, nuk është mirë ashtu!

Miranda: Janë gjynahet e mia Eni Çobani se e kaa hak!

Eni Çobani: Nuk mund të rrahësh një njeri në këtë formë, nuk e di!

Miranda: Kur e rreh këtë afër gjykatës dhe bredh me vrap, ky merr djalin e vogël, djalin tim, i thotë  “Feraldo, hajde se mua më rrahu Ergysi, jam përdhe”. Djali më merr mua “ma, Ergysi ka rrahur  Xhezon”. Të keqen nëna, mos luaj nga shtëpia i thashë. Ai që e rrahu, atij ia dha çdo gjë, me atë bashkëpunoi, le të bëjë ç’të dojë! Ka polici! Mos ndërhy ti të keqen nëna!

Ardit Gjebrea: E keni denoncuar në polici?

Miranda: Shkoi vetë ai atje! Djalin s’e lashë unë! Djalin nuk e kam  futur në këtë valle!

Miranda tregon se Xhezmiu nuk e ka marrë dot urdhrin e mbrojtjes pasi është cilësuar thjesht si sherr mes babë e bir nga autoritetet në Berat.

“Burrë të martuar mos merrni se s’bëhet yti!” Miranda e zhgënjyer nga martesa, Xhezmiu ngashërehet

Në fund të një seancë të tensionuar përballë Xhezmiut në “Shihemi në Gjyq”, i cili rezulton të jetë ish-bashkëshorti i saj pasi zbuloi divorcin, Miranda ka një fjalë të fundit. Nga salla e studios të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo u drejtohet vajzave që mos të përsërisin veprimin e saj. 30 vite më parë,  ajo u martua me Xhezmiun duke e ditur që ai kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Miranda: Unë si nënë u them çupave që burrë të martuar mos merrni kurrë se nuk bëhet kurrë yti! Nëse te ai burrë do të gjeni një karrige, mos u ulni  kurrë por nxirreni përjashta se do ta thotë gjithë jetën “është e imja kjo!” Këtë meritë merr!

Ardit Gjebrea: Ky është konkluzioni yt?

Miranda: Po! Kështu ka qenë jeta ime dhe kështu besoj se do të jenë burrat e martuar!

Përgjatë seancës, Xhezmiu nuk ka thënë shumë përveçse faktit që ai ka firmosur vetëm në tri fletë të bardha e prej tyre ka rezultuar një kontratë dhurimi e deklaratë noteriale. Vërtetësia e firmës do t’i nënshtrohet ekspertizës. Xhezmiu është i përlotur nga situata dhe moderatori Ardit Gjebrea ka një thirrje për Mirandën duke i sjellë në vëmendje se ai ka vepruar si baba duke u besuar fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Miranda, nëse është e vërtetë ajo që thotë vetë Xhezmiu, që unë kam firmosur një fletë të bardhë…

Miranda: Po puna u bë!

Ardit Gjebrea: E di, por çdo baba, unë jam baba vetë, nuk mund ta  imagjinoj kurrë që fëmijët e mi të më mashtrojnë, kurrë, asnjëherë kështu që jam i sigurt që z. Xhezmi këtë ka besuar ndaj ka shkuar e ka firmosur edhe pa lexuar sepse një baba nuk e mendon kurrë këtë gjë për fëmijët. Një baba që sakrifikon për t’i sjellë në jetë, për t’i rritur, për t’i shkolluar, për të bërë çdo sakrificë dhe në fund të mashtrohet nga fëmijët, nuk besoj që një baba e mendon, prandaj edhe unë do të firmosja symbyllur nëse im bir do më jepte diçka.

“Të Panjohurit” – MURAT XHIXHA

I ftuari VIP: Niki Zaimi

Per te qene konkurrent, ose nje nga identitetet e fshehta kontaktoni në whatsapp në : +355 68 60 65 656

#tvklan #edielashqiptare #tepanjohurit #arditgjebrea #loje #show #spektakel #quizz #para #argetim #dilema #argetim #ediele #albania #shqiperia