#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Power Kidz 8 – Faza 1

Fëmijët konkurrues • Faza.1 / Java 1: Martin, Ajla, Nikolas, Pamela, Rejan

Me pjesëmarrjen e: Denata Toçe – Psikologe Aurel Vula – Pediatër Edi Gogu – Shkrimtare

“Ka një mesazh për ty” – Takohen pas 56 vitesh 

“Të kam pëlqyer që ditën e parë”/ Çfarë shkruhej në letrën e dashurisë që i mori zemrën Bakushes   

Bakushja e nisi punën e saj si mami në Baldushk kur ishte vetëm 22 vjeçe. Asokohe ajo ishte vajza e vetme në një personel vetëm me burra, por aftësitë e saj dëshmuan se mund t’ia dilte mbanë pavarësisht moshës së re.

83-vjeçarja tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për fanatizmin e kohës lidhur me shtatzëninë, jetesën nëpër shtëpitë e banorëve dhe kujtimet e bukura që ruan nga ai vend. Në Baldushk, Bakushja gjeti edhe dashurinë me një mësues. Ajo ende skuqet teksa kujton njohjen e tyre dhe letrën e tij të dashurisë.

Bakushe: Duke ardhur me enët e ujit se ne mbushnim ujë në burim, më del një djalë përpara. Më tha “ka mundësi të flasim diçka?” I ula ato, urdhëro i thashë. “Të dua” më tha, “qëkur ke ardhur ditën e parë unë të kam pëlqyer”. I thashë unë nuk të njoh, as nuk më njeh, të lutem shumë mos më dil më përpara. Jo që doli, por vinte përditë në ambulancë, “vrava gishtin, vrava dorën, vrava këmbën”. Një ditë prej ditësh më vjen një nxënës, nja 10 vjeç ishte. “Bakushe, merre këtë letrën, ma dha mësues Mersini”, tha.

Ardit Gjebrea: E lexove letrën?

Bakushe: Po, e lexova letrën.

Ardit Gjebrea: Çfarë thoshte letra?

Bakushe: Letra thoshte…. ashtu..

Ardit Gjebrea: Po ty të pëlqeu?

Bakushe: Më pëlqeu. Filloi zemra pam-pam. Shkuan ca muaj, pak muaj. I thashë nëse e ke seriozisht, kam prindër, kam familje, shko. Shkoi në familje, u fejuam, u martuam në korrik të ’67-ës. Shkonim e vinim. Ai ishte mësues, unë isha mami në Baldushk. Shkonim e vinim bashkë, përditë por ishte 3 orë dhe 3 orë të vije. Pas 2-3 muajve martesë, e kërkojnë ushtar.

Ardit Gjebrea: E kërkojnë ushtar dhe ai vajti?

Bakushe: Iku, vajti ushtar.

Ardit Gjebrea: Po ti?

Bakushe: Unë në Baldushk.

Ardit Gjebrea: Po sikur s’ishe vetëm, ishe vetë i dytë këtë herë?

Bakushe: Po, unë isha shtatzënë.

Familja në Baldushk e strehoi kur ishte shtatzënë: Më mbante në krahë kur kaloja lumin

Bakushja e nisi profesionin e saj si mami në Baldushk, në kohë të vështira por ia kishte dalë të fitonte besimin dhe zemrat e të gjithëve. Ndërkohë zemrën e saj e kishte fituar një mësues me të cilin edhe u martua pas disa kohësh. Pak muaj pas martese, bashkëshorti shkon ushtar dhe Bakushja mbeti vetëm e shtatzënë ndërkohë që duhet të shërbente në 14 fshatra.

Ajo nisi të shkonte nëpër shtëpi, por mbresat më të mëdha dhe kujtimet më të forta i ka  nga një familje e veçantë. Bakushja tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sesi ata e mbajtën në shtëpinë e tyre për muaj me radhë. Vajza e familjes, Mineja, e ndihmonte të kalonte lumin çdo ditë duke e mbajtur në krahë si një fëmijë.

Bakushe: Kur shkoj te shtëpia e kësaj zonjës që unë kam thirrur sot, që nuk di…  i thotë gruas së vet,  “thuaji Bakushes do të rrijë këtu”.

Ardit Gjebrea: I zoti i shtëpisë?

Bakushe: Po. Do të rrijë, do të hajë, do të pijë, do të flejë, do të rrijë këtu.

Ardit Gjebrea: Po pse, ti nuk e kishe shtëpinë e burrit?

Bakushe: E kisha në Petrelë, s’e kisha në Baldushk.

Ardit Gjebrea: Vendose të rrish në atë shtëpi. Ku flije?

Bakushe: Flija në dhomën e pritjes, me oxhak, rrija me këtë… Mineja ka qenë 15-16 vjeç.

Ardit Gjebrea: Pra Mineja ishte vajza e shtëpisë.

Bakushe: Po, ishte vajza e shtëpisë, ishte gjasme si më e madhja. Është një fshat në Baldushk, ka një lumë. E ka emrin Zhullim lumi dhe aty duhet ta kaloje se s’bën. Ndonjëherë kishte ujë, ndonjëherë mbushej kur binte shi, s’e kaloja. Mineja ditë për ditë, dy herë në ditë…

Ardit Gjebrea: Të çonte që të kaloje lumin?

Bakushe: Që të kaloja lumin dhe kur kthehesha…

Ardit Gjebrea: Të priste Mineja?

Bakushe: Po, më priste atje dhe më thërriste se kishte një çikë distancë, “Bakushe, mos i hiq këpucët se do të vij të të marr unë”. Për mua ishte shumë…  isha edhe shtatzënë, u rëndova, vinte më merrte kështu (hap krahët), epo të mbahesh kështu nuk është…

Ardit Gjebrea: Të mbante në krahë?

Bakushe: Po, në krahë! Si fëmijë!

Kujtime që s’i tret as koha! 57 vite pa u takuar, e njeh shoqen sapo e sheh

Veprat e mira ruajnë gjithnjë një vend të veçantë në zemër e mendje dhe kjo ka ndodhur me Bakushen. Ajo ndau me “Ka Një Mesazh Për Ty” kujtimet e saj nga puna si mami në Baldushk, ditët e mundimshme të shtatzënisë dhe mikpritjen e ndihmën e pakursyer të familjes së Minesë.

Për 57 vjet, Bakushja e ka kujtuar këtë çdo ditë dhe pengu i saj është që s’ka mundur më të ritakohet me ta për t’i falenderuar pasi ka jetuar në Itali e më vonë në Zvicër. Ajo e ka ftuar Minenë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pikërisht për këtë arsye. Më i habitshëm është fakti që edhe pse takimi i tyre ndodh thuajse pas gjashtë dekadash, Mineja e njeh menjëherë sikur koha të kishte ndalur në vend.

Mine: Uuu! O Zot!

Ardit Gjebrea: Kush është?

Mine: Edhe këtë e bëre ti?

Ardit Gjebrea: E njeh apo jo?

Mine: Po, po, e njoh.

Ardit Gjebrea: Ia kujton emrin?

Mine: Po.

Ardit Gjebrea: Si e ka?

Mine: Bakushe.

Ardit Gjebrea: Ua, e paparë! Pas 57 vitesh kujton Bakushen! Uau! Bakushe, të njohu!

Bakushe: Po, edhe unë e njoha!

Ardit Gjebrea: Jepja mesazhin të lutem, jepja.

Bakushe: Mine, Bakushja të ka kujtuar gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë me gjithë familjen tënde prandaj të kam sjellë këtu për të ta dhënë këtë mesazh për të mirat që më ke bërë, për respektin që më ke dhënë, për dashurinë që më ke dhënë, për mirësjelljen që më ke dhënë, për bukën që më ke dhënë…prandaj për mua kjo ardhja jote këtu më gëzon pa masë. Të kam quajtur si motër, pavarëissht se jam shumë më e madhe se ty, unë të quaj motër. Edhe babanë tënd po ashtu, nënën tënde e me gjithë xhajat e njerëzit që ke rreth e qark. Nuk kam fjalë të të them!

Pas përqafimit të tyre, teksa Mineja sheh Bakushen dhe shpreh se mirësia i lexohet në fytyrë, shton: “Ka vend për njerëzit e mirë. I bënte vend vetes”.

“Ka një mesazh për ty” – Kur të bëhet familje një e panjohur

U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

Sabrina vjen nga Bergamo ku jeton prej 14 vitesh për të ndarë historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se të largohej për në Itali, ajo jetonte në Kavajë nga ku nis edhe rrëfimi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Në moshën 15-vjeçare, njohu një djalë që ishte edhe dashuria e parë e Sabrinës. Me ngulmimin e saj dhe miratimin e dy familjeve, ata u fejuan.

Sabrina: Unë kur isha e vogël, në një moshë shumë të vogël, njihem me një djalë.

Ardit GjebreaKur thua në një moshë të vogël, sa vjeç ishe?

Sabrina: 15 vjeç.

Ardit GjebreaPo ç’deshe?

Sabrina: Ç’desha! Njihem me një djalë…

Ardit GjebreaTë pëlqeu.

Sabrina: Më pëlqeu.

Ardit GjebreaÇfarë të pëlqeu tek ai?

Sabrina: Ishte një djalë i qeshur në atë kohë, shumë shakaxhi dhe të bënte për vete.

Ardit GjebreaMë pëlqeu fjala “në atë kohë”. Dhe re në dashuri.

Sabrina: U fejuam.

Ardit GjebreaNë çfarë moshe u fejove?

Sabrina: 15 vjeç e gjysmë.

Ardit GjebreaFamilja?

Sabrina: Duke qenë se  jemi nga i njëjti vend, familjet tona njiheshin dhe ishin dakord për këtë gjë që të dyja palët.

Ardit GjebreaEdhe pse ti ishe 15 vjeç.

Sabrina: Edhe pse unë isha 15 vjeç sepse unë e doja. 

Djali  jetonte në Itali, por përpara se Sabrina të zhvendosej atje bënë një dasmë madhështore kur ajo ishte 18 vjeçe. Më pas,erdhën dy bekime në jetën e tyre e më vonë një goditje e fortë.

Sabrina: 18 vjeçe, ngel shtatzënë dhe vjen në jetë Ema.

Ardit GjebreaVajza jote.

Sabrina: Vajza ime.

Ardit GjebreaSa vjeç është sot?

Sabrina: 12 vjeç. Vjen Ema, si bekim për ne, një fëmijë që na ka sjellë shumë të mira dhe ditë të bukura.

Ardit GjebreaEma lindi në Itali?

Sabrina: Në Itali. 8 muajshe shtatzënë me Emën, kam kaluar një atak kardiak, por çdo gjë shkoi me sukses.

Ardit GjebreaNga se të erdhi?

Sabrina: Nuk dihen shkaqet deri sot. Pas një viti që kishim gocën, Emën, marr vesh që isha shtatzënë me Ambrën.

Ardit GjebreaAh, ti ke dy goca?

Sabrina: Dy goca.

Ardit GjebreaT’i kesh me jetë!

Sabrina: Faleminderit! 

Ardit GjebreaDhe gjithçka vazhdonte shumë mirë.

Sabrina: Gjithçka vazhdonte shumë, shumë mirë.

Ardit GjebreaPor çfarë ndodhi?

Sabrina: U ftohëm. Nisi marrëdhënia të ftohej.

Ardit GjebreaKa gjithmonë një motiv.

Sabrina: Ka qenë koha e Covid-it, kur ra Covid-i.

Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh martesë?

Sabrina: 13 vite. Me mirëkuptim, jemi shkëputur nga njëri-tjetri.

Sabrina zgjodhi të vazhdonte të jetonte në Bergamo për hir të marrëdhënies së vajzave me të atin. Ajo pati edhe një njohje tjetër për të cilën nuk ndan detaje, por i thotë të gjitha me një psherëtimë e mjaftohet me shpjegimin “preka fundin”. Brengës së saj i shtohet reagimi i familjes që s’ishte kundër divorcit të parë, por pësoi një zhgënjim të madh nga marrëdhënia e dytë e Sabrinës.

Gjeti “nënën” në TikTok, përlotet Sabrina: Më futi në gjirin e familjes

Me një buzëqeshje që përpiqet të përmbajë lotët, Sabrina ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” dramën e divorcit, raportet e vështira me familjen dhe ndjesinë e vetmisë. Në momentet sfiduese, pranë saj gjendej një mikeshë por rastësia i ka sjellë në jetën e saj një familje të re.

Siç dihet, TikTok është një platformë që përmes videove të shkurtra njerëzit arrijnë të krijojnë edhe marrëdhënie të këndshme. Në profilin e një gruaje, Brikena gjente ndjenjën e pozitivitetit derisa ndodhi që u gjendën në një event të përbashkët. Ajo kujton për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan takimin që e mbushi me shpresë.

Sabrina: E përshëndeta dhe më priti sikur më njihte prej shumë kohësh. Më përqafoi dhe më tha   “përveç kësaj bukurisë tënde, ato sytë e tu” dhe ma bëri me  dorë, “se ç’më thonë diçka më shumë” dhe ngeli aty. Mbaroi dasma, ne ikim në Itali, unë filloj e ndiqja në TikTok pak nga pak dhe unë i thërras nënë të them të drejtën, nëna Bina. Nëna më njohu, më dha mundësinë t’i tregoja  se kush isha unë. Nëna më ka futur në gjirin e familjes së vet. Nëna ka edhe dy goca, një 29 vjeçe dhe një 22. Unë jam goca e madhe.

Ardit Gjebrea: Ekzakt, se vetëm dy vite ke diferencë nga vajza e saj e madhe.

Sabrina: Gocat e nënës thonë motra e madhe.

Sabrina përshkruan edhe domethënien e Brikenës apo siç i thotë ajo, nëna Binës në jetën e saj.

Sabrina: Unë i them o era nënë e imja! Më ka dhënë ngrohtësinë e nënës. Ajo është një grua aq e fortë, është një femër me një zemër shumë të madhe. Jo vetëm mua, por ka ndihmuar shumë vajza të tjera të dhunuara, i ka strehuar në shtëpinë e saj, i ka punësuar, i ka stabilizuar me punë e me të gjitha dhe nëna mua më ka mësuar që ta dua më shumë veten time, të kem më shumë vetëbesim, të jem më e fortë. Unë punoj në darkë deri vonë. Nuk fle gjumë pa më marrë mua në telefon që të sigurohet që unë kam hyrë në shtëpi.

Rastësia i solli pranë njëra-tjetrës, Sabrina falenderon “nënën”: Je bekim i ditëve të mia!

Sabrina ka gjetur te Brikena ngrohtësinë dhe forcën e munguar në momente të vështira. Ajo tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” për dashurinë e hershme, bekimin me dy vajza dhe divorcin. Pas këtij të fundit dhe një historie tjetër dashurie, marrëdhëniet me familje nuk ishin si më parë.

Brikenën e kishte parë përmes TikTok dhe rastësia i solli fizikisht pranë njëra-tjetrës. Te ajo, Sabrina ka gjetur një nënë, një familje tjetër ndaj ka vetëm fjalë mirënjohjeje për t’ia shprehur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Sapo ekrani para saj u hap duke treguar portretin e Sabrinës, Brikena u përlot: “Unë e ndiej si vajzën time atë”.

Sabrina: Ti e di që unë ty të dua fort.

Brikena: E di.

Sabrina: Të kam sjellë këtu sot për të të falenderuar për çdo gjë që bën për mua. Nuk më ke ndarë nga Xheni dhe nga Klara. Më ke bërë gocën e madhe tënden. Nuk do të të zhgënjej kurrë. Fjalët e nënës janë gjithmonë vath në vesh. Je bekimi i ditëve të mia!

“Shihemi në Gjyq” – Nëna sulmon vajzën për burrin e tretë

Trump apo Harris? Eni Çobani zbulon kandidatin e preferuar/ Parashikon zgjedhjet e 11 majit

Në hyrje të puntatës së radhës në “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani bëri përshëndetjen e saj të zakonshme që këtë herë shkoi për shqiptarët në SHBA. Duke marrë shkas nga kjo, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e pyeti ndërmjetësen se cilin nga kandidatët për presidentë mbështeste ajo gjatë zgjedhjeve amerikane. Më tej, Çobani bëri parashikimin edhe për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Nuk të kam pyetur: kë mbështesje? Tashmë kanë kaluar muaj, por kë mbështesje, z.  Trump apo znj. Harris?

Eni Çobani: Për profesion, patjetër që kam mbështetur znj. Kamala, ndërkohë për besim, isha me Trump. Kështu që ka fituar ai që unë kisha thënë që në fillim të kësaj fushate që Trump është fitorja dhe doli ashtu. Ishte sigurisht një mendim, por populli amerikan vendosi.

Ardit Gjebrea: Kush i fiton zgjedhjet e 2025-ës, tonat?  “Aaaa”, thotë publiku!

Eni Çobani: Edhe për këtë kam dhënë një përgjigje: atë që do të votojë populli!

“Ky fëmijë më ka dalë kot!” Nis ashpër seanca mes nënës e vajzës: Iku burrë më burrë!

Nazmia ka kërkuar që në “Shihemi në Gjyq” të përballet me vajzën, Artën. Nëna e 5 fëmijëve tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ndodhet në një vështirësi shumë të madhe pasi mban në shtëpi djalin e vogël të Artës, që është 3 vjeç. Njëkohësisht, një nga vajzat e Nazmies nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo nis të shprehet me fjalë të ashpra ndaj Artës.

Nazmie: Kam 5 fëmijë, por kjo fëmija këtu më ka dalë kot.

Arta: Po ti pse më ke sjellë mua këto? Pse të kam dalë kot unë ty? A jam fëmija jot unë?

Eni Çobani: Po si, i thuhet fëmijës ke dalë kot?

Arta: Jo, nuk kam dalë kot, kam dalë plot! Mos të më bëje!

Nazmie: Ka ikur burrë më burrë dhe çunin ma ka lënë mua, kam 3 vjet që e mbaj.

Arta: Ai i pari më la se isha me vuajtje, ky i dyti vdiq!

Nazmie: Si burrin e parë, si burrin e dytë, si burrin e tretë.

Eni Çobani: Pse, sa burra, sot Arta…

Arta: Ai vdiq! Nuk ekziston më!

Eni Çobani: Mirë, por ai ka qenë burri yt apo jo?

Arta: Po, por ka vdekur.

Eni Çobani: Mirë, tani shkove more të tretin?

Arta: Mora të tretin se nuk rrija më te kjo se nuk më mbante kjo mua, më la dy vjet rrugëve! Më përzuri  nga shtëpia! Pse nënë është kjo se më la mua në katër rrugët e Durrësit? Ça nëne je ti moj?

Nazmie: Po çunin kush ta ka rritur? E ke 3 vjeç! Kam gocën e sëmurë!

Arta: Le ta kesh gocën e sëmurë,  ç’faj kam unë?

Nazmie: As ha e as pi, 24 orë non stop, me gjithë babain tënd.

Arta tregon se ka pasur një martesë prej së cilës ka dy fëmijë. Është ndarë nga ky bashkëshort dhe ka njohur dikë tjetër që më pas ka ndërruar jetë. Djali i vogël që qëndron te Nazmia vjen prej kësaj marrëdhënieje. Njohjen e tretë s’ia pranojnë prindërit.

Arta: I pari më la se më vidhte varëset, më vidhte unazat, më rrihte, më bënte. Vjehrra më bërtiste, më thoshte vjehrra “ik, qërohu nga shtëpia, nuk të mbaj!” Vjehrra e parë!

Eni Çobani: Sa vite jetove me atë?

Arta: 13. vetëm me fyerje, me sharje, me të gjitha.

Eni Çobani: Ke fëmijë?

Arta: Kam dy, kam çunin 12 vjec, gocën 10.

Eni Çobani: Flet me fëmijët?

Arta: Jo, nuk flas se nuk m’i lënë fëmijët. Kur i marr në telefon, ma fikin telefonin. Jam shumë e sinqertë për këtë gjë se më ka ndodhur diçka, kam ndenjur dy vjet rrugëve, dy vjet kjo s’më shikonte me sy!

Nazmie: Ja do të të shoh me sy ty unë! Ti ike!

Arta: Ika mi! Ika! Ika, ika, mora burrë tjetër!

Nazmie: Kë pyete?

Arta: Pyeta veten time!

Nazmie: Ku i le fëmijët?

Arta: I lashë atje te babai i vet! Çunin e lashë te ty!

Arta thotë se prindërit s’binin dakord me burrin e dytë pasi e akuzonin që ishte drogaxhi. Sa për të  tretin, Nazmia ka frikë se historia do të përsëritet.

Arta: Ka ndenjur 5 vjet me atë të dytin.

Eni Çobani: Nuk e doje as të dytin ti?

Nazmie: 5 vjet, e bëri me të dytin fëmijën. Nuk e doja.

Arta: Kjo nuk e donte se thoshte është… ku e di ti se ishte drogaxhi ai?

Nazmie: I thashë mos e merr se s’kishte shtëpi!

Arta: Ti moj ti, ku e dije se ishte drogaxhi ai se po flas kështu, ti thoshe se është drogaxhi, ai nuk ishte drogaxhi!

Nazmie: Ai u bë për rahmet!

Arta: Ku e gjeti drogën ai?

Eni Çobani: Si, e akuzonin prindërit që ai merrte drogë?

Arta: Po, po, më akuzonin të gjithë se nuk e donte njeri brenda shtëpie, e akuzonin kështu, as mua nuk më linin që të hyja brenda në shtëpi.

Nazmie: Jo, nuk e pranojmë se la dy  fëmijët te burri i parë.

Eni Çobani: Pra znj. Nazmie, ju akoma s’e pranoni që kjo është ndarë nga burri i parë?

Nazmie: Edhe të tretin nuk ia pranojmë.

Arta: Po të tretin pse s’e pranon se ai është shumë i mirë! Ai për mua është shumë i mirë!

Nazmie: Nuk e dua se e ke gjetur vetë, varet si do të të ikë jeta më vonë!

Arta: Shumë mirë do të më ikë!

Nazmie: Siç të ka ikur me këta të tjerët!

Arta: Lëri ata të tjerët, ata ikën, vdiqën për mua! Po flas për këtë të tretin.

Nazmie: As këtë të tretin nuk e dua!

Arta: E dua unë! E kam marrë unë!

Nëna s’i pranon njohjen e tretë, vajza: Ata vdiqën për mua, ky i treti është shumë i mirë!

Nazmia dhe Arta janë nënë e bijë të cilat ndodhen përballë njëra-tjetrës në “Shihemi  në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Nazmia  i kërkon Artës që të marrë nga shtëpia  djalin e saj të vogël 3-vjeçar pasi nuk mundet më ta mbajë.

Arta ka 3 fëmijë, dy nga martesa e parë dhe djalin nga njohja e dytë. Me të dytin nuk ka celebrim sepse  s’ka bërë divorcin me martesën e parë. Arta thotë se në shtëpinë e  bashkëshortit të parë është keqtrajtuar.

Arta: I pari më la se më vidhte varëset, më vidhte unazat, më rrihte, më bënte. Vjehrra më bërtiste, më thoshte vjehrra “ik, qërohu nga shtëpia, nuk të mbaj!” Vjehrra e parë!

Eni Çobani: Sa vite jetove me atë?

Arta: 13. vetëm me fyerje, me sharje, me të gjitha.

Eni Çobani: Ke fëmijë?

Arta: Kam dy, kam çunin 12 vjec, gocën 10.

Eni Çobani: Flet me fëmijët?

Arta: Jo, nuk flas se nuk m’i lënë fëmijët. Kur i marr në telefon, ma fikin telefonin. Jam shumë e sinqertë për këtë gjë se më ka ndodhur diçka, kam ndenjur dy vjet rrugëve, dy vjet kjo s’më shikonte me sy!

Nazmie: Ja do të të shoh me sy ty unë! Ti ike!

Arta: Ika mi! Ika! Ika, ika, mora burrë tjetër!

Nazmie: Kë pyete?

Arta: Pyeta veten time!

Nazmie: Ku i le fëmijët?

Arta: I lashë atje te babai i vet! Çunin e lashë te ty!

Arta thotë se prindërit e akuzonin të ndjerin, bashkëjetuesin e saj të dytë që ishte drogaxhi. Sa për të  tretin, Nazmia ka frikë se historia do të përsëritet.

Arta: Ka ndenjur 5 vjet me atë të dytin.

Eni Çobani: Nuk e doje as të dytin ti?

Nazmie: 5 vjet, e bëri me të dytin fëmijën. Nuk e doja.

Arta: Kjo nuk e donte se thoshte është… ku e di ti se ishte drogaxhi ai?

Nazmie: I thashë mos e merr se s’kishte shtëpi!

Arta: Ti moj ti, ku e dije se ishte drogaxhi ai se po flas kështu, ti thoshe se është drogaxhi, ai nuk ishte drogaxhi!

Nazmie: Ai u bë për rahmet!

Arta: Ku e gjeti drogën ai?

Eni Çobani: Si, e akuzonin prindërit që ai merrte drogë?

Arta: Po, po, më akuzonin të gjithë se nuk e donte njeri brenda shtëpie, e akuzonin kështu, as mua nuk më linin që të hyja brenda në shtëpi.

Nazmie: Jo, nuk e pranojmë se la dy  fëmijët te burri i parë.

Eni Çobani: Pra znj. Nazmie, ju akoma s’e pranoni që kjo është ndarë nga burri i parë?

Nazmie: Edhe të tretin nuk ia pranojmë.

Arta: Po të tretin pse s’e pranon se ai është shumë i mirë! Ai për mua është shumë i mirë!

Nazmie: Nuk e dua se e ke gjetur vetë, varet si do të të ikë jeta më vonë!

Arta: Shumë mirë do të më ikë!

Nazmie: Siç të ka ikur me këta të tjerët!

Arta: Lëri ata të tjerët, ata ikën, vdiqën për mua! Po flas për këtë të tretin.

Nazmie: As këtë të tretin nuk e dua!

Arta: E dua unë! E kam marrë unë!

Arta i kërkon Nazmies një firmë për  djalin e saj dhe i thotë se ajo nuk do të shohë më asnjërin prej tyre. Ajo madje vazhdon t’i thotë nënës “pse s’më abortove” duke mos kursyer fjalët e ashpra ndaj saj.

“Të dytin në hotel, të tretin në Facebook”, Arta rrëfen “pa gënjeshtra” njohjen me ish-partnerët

Arta ka një histori të ndërlikuar me të cilën njihemi gjatë dinamikave të kësaj puntate të “Shihemi në Gjyq”. Ajo është nënë e dy fëmijëve nga martesa e parë, ku ka përjetuar dhunë dhe s’ka përfunduar  ligjërisht. Këtë bashkëshort ajo thotë se e ka njohur me mblesëri nga mbesa e nënës, Nazmies me të cilën përballet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Bashkëjetuesin e dytë me të cilin ka një djalë 3 vjeç që jeton në shtëpinë e Nazmies, e ka njohur gjatë qëndrimit në një hotel kur u akomoduan pas tërmetit.

Eni Çobani: Kur u njohe me të dytin?

Arta: Që në 2020, qëkur ra tërmeti, u njoha vetë, pa gënjeshtra. U njoha vetë, kur ra tërmeti atëherë…

Eni Çobani: Po ku e gjete?

Arta: E gjeta në hotel, pastaj e dashurova, e mora. Unë këtë burrin e parë nuk e doja se më rrihte.

Eni Çobani: E kuptova. Dhe more të dytin?

Ardit Gjebrea: Ti në hotel jetoje apo ishe…

Nazmie: E mori sepse na ra tërmeti.

Ardit Gjebrea: Ah, prej tërmetit juve ju çuan në hotel përkohësisht dhe te hoteli që ju çuan përkohësisht, ti e njohe aty. E kuptova.

Arta: Po. Pa rrena!

Ardit Gjebrea: Pa rrena, sigurisht!

Djali nuk është i regjistruar me atësinë dhe mbiemrin e bashkëjetuesit të dytë. Duke qenë se martesa ligjore me burrin e parë s’ka përfunduar, ligji përcakton njohjen e atësisë vetëm të babait që është në trungun familjar. Arta kujton se firmën duhet t’ia japë Nazmia, por ligji parashikon tjetër gjë.

Që djali të marrë mbiemrin e të atit, duhet kryer divorci fillimisht, njohja e atësisë dhe gjithë procedurat e nevojshme. Bashkëjetuesi i dytë ka ndërruar jetë. Arta ka nisur edhe një njohje tjetër përmes rrjeteve sociale që familja s’ia pranon.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi që u nda nga jeta bashkëshorti i dytë?

Arta: Burrit tim i ra infarkt.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Arta: 39.

Ardit Gjebrea: Po këtë të tretin ku e njohe?

Arta: Këtë të tretin e njoha vetë, në Facebook.

Eni Çobani: Këtu është ndarë me familjen, është ndarë përfundimisht te i treti.

Nazmie: Rri se e njeh me Facebook-at kjo dhe i lë!

Arta: Nuk e lë unë këtë! E ke gabim mami im!

Ardit Gjebrea: Nuk e lë këtë të tretin?

Arta: Nuk e lë, do ta mbaj. Seriozisht do ta mbaj!

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që e njeh këtë të tretin?

Arta: Ka një vit.

Ardit Gjebrea: Shkon mirë?

Arta: Shumë mirë shkoj.

Ardit Gjebrea: Ku është ai, në Greqi apo këtu?

Arta: Po, në Greqi me letra.

Ardit Gjebrea: Dhe ti shkon në Greqi me të?

Arta: Po, prandaj ia lë çunin kësaj se nuk e marr dot!

“Dhëndri vrau një burrë!” Rrëfimi i fortë i Nazmies kundërshtohet nga e bija: Fajin e kishte ai që vdiq!

Një rrëfim i fortë është bërë nga Nazmia gjatë seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”. Ajo shprehu përgjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se nuk ka dashur kurrë asnjë prej partnerëve të mëparshëm e as të tanishmin të vajzës së saj,  Artës.

Për ish-bashkëjetuesine dytë të së bijës, i cili ka ndërruar jetë nga një infarkt dhe kanë një djalë 3 vjeç që jeton me Nazmien, thotë se ka vrarë dikë. Arta ngulmon se s’ishte faji i bashkëjetuesit të saj të ndjerë, por i personit tjetër që vdiq.

Nazmie: Unë e kam mbajtur, e kam rritur 3 vjeç! Më vjen keq  për atë fëmijë, ka lindur i dobët! Nuk pinte ilaçe moj znj. Eni!

Arta: Nuk doja t’i pija ilaçet, nuk doja! Nuk doja t’i pija!

Ardit Gjebrea: Çfarë ilaçesh?

Nazmie: Ilaçet e bebit që të dilte çuni mirë.

Arta: Ka dalë çuni shumë i dobët.

Eni Çobani: Vitaminat.

Nazmie: Znj. Eni, e di ç’ka ndodhur? Vrau një burrë dhëndri!

Arta: E vrau moj se kishte arsyet e veta!

Nazmie: Ndenji dy vite në burg, ne e mbajtëm.

Nazmie: Po nuk e kishte fajin ai mi, e kishte fajin ai tjetri! Ai nuk e vrau! Ai veç me grusht i ra, por ai kujtoi se ishte gjallë! Patën një konflikt dhe i gjuajti, ai kujtoi se ishte gjallë, ai kishte vdekur, e futi dy vjet në burg e doli pastaj.

Ardit Gjebrea: Nuk kishte faj burri yt, e kishte fajin ai që vdiq?

Arta: Po, ai.

Nazmie: Fajin e pati ai, dhëndri!

Eni Çobani: Për çfarë e pati fajin ai?

Nazmie: Ashtu ishte ai, znj. Eni, ishte…

Arta: Si ishte moj?

Eni Çobani: Prandaj nuk e ke dashur as të dytin?

Nazmie: Po.

Arta: As të tretin nuk e do ti! Kë do duash ti mi?

Nazmie:Nuk dua asnjërin, dua atë të sëmurin që kam në shtëpi

“Të Panjohurit” – Bruna Konti

I ftuari VIP: Kanita

#tvklan #edielashqiptare #tepanjohurit #arditgjebrea #loje #show #spektakel #quizz #para #argetim #dilema #argetim #ediele #albania #shqiperia

/tvklan.al