Xhami i së ardhmes do të mbërrijë nga druri. Shkencëtarët kanë krijuar një material të ri, transparent si xhami, që është përftuar si rrjedhojë e përpunimit të drurit. Në laborator ky material kalon cilësitë e xhamit në çdo pikë vështrim, është më i lehtë, më rezistent dhe është 5 herë me efikas në izolim nga i ftohti apo i nxehti. Dhe mbi të gjitha, sipas grupit të ekspertëve, është me ‘eco-friendly’, pra në respekt të mjedisit.
Xhami tradicional për t’u krijuar ka nevojë për një shpenzim energjie të jashtëzakonshme, duke folur këtu edhe për një produkt që përdoret masivisht në mbarë planetin dhe në vit për të çlirohen në atmosferë 25 mijë ton CO2. Ndërsa polimeri i ri, përftohet nga burime të rinovueshme dhe prodhimi i tij mund të realizohet me teknologjinë që ekziston, pra nuk është e nevojshme të ndërrohet apo të krijohet një e re, çka do të kishte kosto të papërballueshme në nivel makro.
Materiali me prejardhje vegjetale është krijuar nga një grup ekspertësh i Laboratorit të Produkteve Pyjore të Qeverisë Amerikane, në bashkëpunim me Universitetet e Maryland dhe të Colorados.
Klan Plus