78 orë punë për shqiponjën me 11 pendë! Ismaili mahnit me detajet në fanellën e re të Kombëtares
Fisnik Ismaili ka dizenjuar fanellën e re të Kombëtares tonë për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Sonte në studion e “Opinion” ai tregoi me detaje punën voluminoze të bërë për shqiponjën dykrenore që përshkon thuajse të gjithë fanellën. Në “brendësi” të saj gjen shumë elementë shqiptarë në trajtë rrëfenje. Nga Skënderbeu e deri te natyra...