Fisnik Ismaili ka dizenjuar fanellën e re të Kombëtares tonë për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Sonte në studion e “Opinion” ai tregoi me detaje punën voluminoze të bërë për shqiponjën dykrenore që përshkon thuajse të gjithë fanellën. Në “brendësi” të saj gjen shumë elementë shqiptarë në trajtë rrëfenje. Nga Skënderbeu e deri te natyra fantastike e vendit tonë, që kanë marrë plot 78 orë përkushtim për t’u realizuar.

Për moderatorin e emisionit Blendi Fevziu, “kjo është fanella më me karakter që kur ekipi shqiptar ka dalë në fushë!”


Fisnik Ismaili: Male e lumenj te mushkëritë. E sheh një peshk të vogël këtu? Dy zogj…Pjesa e natyrës e gjitha kjo këtu. Nga këtu nisin valët e detit, malet që bashkohen…Fauna dhe flora! Dallëndyshja, pëllumbi, lulet, dielli, rrezet..Gjallëria! Kjo është një varkë me vela..

Blendi Fevziu: Shqiponja e ka mbërthyer topin!

Fisnik Ismaili: Kjo është pjesa e karakteristikave tona njerëzore, një valë dhe një peshk. Si një simbol që tregon fuqinë e valës dhe pakapshmërinë e peshkut. Simboli i famshëm i duarve që bëjnë shqiponjën. Kemi edhe një yll me 4 cepa sepse lojtarët e Kombëtares vijnë nga 4 cepat e botës. Gjithandej! Natyrisht është dhelpra! Zemra, që është dashuria!

Blendi Fevziu: Luajnë me zemër ekipi, por edhe pak dinakëri duhet!

Fisnik Ismaili: Në mes, pjesa e betejës, Gjergj Kastrioti.

Blendi Fevziu: Në pjesën e sipërme të flatrave të shqiponjës keni Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Fisnik Ismaili: Mjekra i shkon deri poshtë…Froni i tij ku mbështetet! Skënderbeu dhe shqiponja e kanë futur armikun në mes, gjarprin! S’ka ku shkon! Janë 11 pendë shqiponje që simbolizojnë lojtarët! Jaka ka ndryshuar, është më e lehtë. Shqipëri, jo Albania! Kemi kuptuar që Kombëtaret e shkruajnë emrin në gjuhën e vet.

/tvklan.al