Ish të përndjekurit politik e cilësojnë absurd vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, i hedhur poshtë me votë unanime nga ky institucion dy ditë më parë. Në një intervistë për televizionin Klan, përfaqësues të këtyre shoqatave, sqarojnë se marrja e një vendimi të tille...