Kredia prej 250 milion eurosh që qeveria mundi të sigurojë këtë javë nga disa banka ndërkombëtare është cilësuar si mjaft pozitive nga grupime të biznesit vendas. Kryetari i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, është i mendimit se kredia do të përdoret me efikasitet për vijueshmërinë e investimeve madhore të infrastrukturës, përfundimi i të cilave do të sjellë...