Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ka nisur censusi i shpendëve dimërues ujorë për vitin 2025. Në të morën pjesë katër ekipe numëruesish të cilët vëzhguan në pika të ndryshme shpendët ujorë. Sipas tyre, zona Divjakë-Karavasta ka numrin më të madh të shpendëve ujorë në Shqipëri, mesatarisht 36 mijë individë. Këtë vit numri është ulur paksa për...