DnV: Fushata zgjedhore në Kosovë me gjuhë nxitëse, diskriminim dhe keqpërdorim i burimeve publike
Rreth 20 për qind e veprimtarive të partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, janë përshkuar me gjuhë të urrejtjes dhe diskriminuese, tha të shtunën Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”. Koalicioni i cili ka vëzhguar 377 tubime në të gjitha komunat e vendit përgjatë dy javëve të para...