Alzheimeri është një çrregullim i turit i cili shkakton një rënie progresive të aftësisë së njeriut për të mbajtur mend, mësuar, organizuar dhe rikujtuar informacionet. Alzheimeri mund të trajtohet, por jo të shërohet. Prandaj shkencëtarët në studimet e tyre janë përqendruar kryesisht tek kjo sëmundje për të gjetur një kurë, ose mënyra që mundësojnë diagnostikimin e saj në faza më të hershme.

Studimi i fundit ka dalë në përfunimi se zbulimi i hershëm i Alzheimerit mund të bëhet në dush. Studiuesit e Universitetit të Çikagos zbuluan se një aspekt kyç i Alzheimerit është humbja e nuhatjes, e shoqëruar me humbjen e kujtesës. Pra, nëse humbisni aftësinë për të nuhatur gjërat që janë pjesë e rutinës suaj të përditshme, kjo mund të nënkuptojë se mund të jeni duke shfaqur simptoma të hershme të Alzheimerit. Ata zbuluan se një shembull kryesor i kësaj mund të jetë mosnjohja e erës së larjes së përditshme të trupit gjatë dushit. 

Studimi theksoi gjithashtu se nuhatja ka një lidhje shumë të fortë me sëmundjet e kujtesës, gjë e cila nuk ishte zbuluar më parë nga studimet shkencore. Megjithatë shkencëtarët theksuan faktin që nuhatja ulet ndjeshëm dhe me moshën, prandaj në një moshë madhore, ose pleqërie niveli i nuhatjes është më i ulët. Pra, nëse vëreni se zakonisht larja e trupit me aromë të fortë është dobësuar me kalimin e kohës, kjo nuk do të thotë që duhet të kaloni menjëherë në panik.

Duke përdorur këtë njohur, nuhatjen në dush, studiuesit shpresojnë që të jenë në gjendje të zhvillojnë teste të mëtejshme, të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të Alzheimerit.

Simptoma të tjera që mund të identifikojnë Alzheimerin janë problemet me kujtesë, problemet me gjuhën dhe problemet me reflektimin apo zgjidhjen e probleme. Megjithatë deri më tani mënyra e vetme dhe ajo më e sakta për të diagnostikuar një pacient me Alzheimer është skanimi i turit./tvklan.al