Policia e Rinasit ka proceduar penalisht disa persona. Fillimisht është zbuluar një 43-vjeçar ukrainas që do udhëtonte drejt Dubait. Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan 76 mijë euro. Ai tentoi t’i nxirrte paratë nga vendi pa i deklaruar në kufi.
Penalisht u proceduan edhe dy shqiptarë, njëri që do shkonte drejt Parisit e tjetri në Bolonja. I pari u kap me mbi 11 mijë euro që nuk i kishte deklaruar. Tjetrit iu gjetën përveç mbi 11 mijë eurove edhe 1.2 milionë lekë të rinj. Të dy atyre iu refuzua dalja nga vendi./tvklan.al