Shkencëtarët në Londër po përdorin Inteligjencën Artificiale për të zbuluar anomalitë e trurit të cilat më pare mund të ishin ‘të padukshme’, për metodat standarde të zbulimit.
Mjeti, i quajtur MELD Graph, vë në dukje rreth dy të tretat e anomalive të vogla që radiologëve shpesh u humbasin kur skanojnë trurin e një pacienti.
Kjo është një mundësi mjaft e artë pasi mund të ndryshojë në mënyrë drastike kujdesin për 30,000 pacientë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 4 milionë në mbarë botën të cilët vuajnë nga epilepsia, thonë studiuesit.
“Rreth një në 100 njerëz vuajnë nga epilepsia dhe në rreth një të tretën e tyre, medikamentet nuk ndihmojnë për të kontrolluar krizat. Për disa nga ata pacientë, një anomali e trurit, pra një pjesë e trurit që nuk është formuar si duhet dhe shkakton këto kriza. Këtu duhet ndërhyrë dhe kuruar”, tha Konrad Wagstyl, doktor në King’s College London.
Konrad Ëagstyl, pedagog në Shkollën e Inxhinierisë Biomjekësore dhe Shkencave të Imazherisë, King’s College në Londër, shprehet se ekipi ka shpenzuar 10 vjet duke zhvilluar MELD Graph mbi të dhënat e trurit nga më shumë se 700 njerëz me displazia kortikale fokale (FCDs), një shkak kryesor i epilepsisë.
“Ne kemi krijuar një mjet të AI për të ndihmuar në diagnostikimin e anomalive të fshehura të trurit tek fëmijët dhe të rriturit. Nëse ato konstatohen, me një ndërhyrje më pas pacientët mund të shërohen. Kjo është vërtet e rëndësishme sepse do të thotë që më shumë fëmijë mund të marrin formën më të mirë të mundshme të trajtimit”, tha Wagstyl.
Sistemi nxjerr ne pah anomalitë dhe shpjegon se nga e ka origjinën. Analiza më pas mund të kontrollohet nga një radiolog, duke përshpejtuar diagnozën dhe aksesin në kirurgji.
Ndërsa nuk është ende i disponueshëm klinikisht, ekipi po trajnon mjekë dhe studiues në mbarë botën për përdorimin e tij.
Studimi është publikuar edhe në JAMA Neurology nga një ekip në King’s College London dhe University College London (UCL). Studiuesit thonë se mjeti do të përshpejtojë kohën e diagnostikimit, do t’u sigurojë pacientëve trajtimin kirurgjik që u nevojitet më shpejt dhe do të reduktojë kostot deri në 55,000 paund për pacient.
Ekipi grumbulloi të dhëna nga 1185 pjesëmarrës nga 23 qendra epilepsie në mbarë botën në projektin Multicentre Epilepsy Lesion Detection (MELD).
“Nëpërmjet kësaj ne mblodhëm të dhëna nga më shumë se 700 njerëz. Ajo që ne jemi në gjendje të bëjmë është sesi një algoritëm i AI, mund t’i gjejë këto anomali të trurit”, tha Wagstyl.
Gjysma e grupit të të dhënave është nga fëmijët. Më pas ata u trajnuan nga mjeti i inteligjencës artificiale, MELD Graph, për të zbuluar këto anomali delikate të trurit që mund të mos zbuloheshin.
“Ndoshta mund të jap një shembull të një vajze tetëvjeçare nga spitali “Great Ormond Street”. Ajo ka pasur kriza që në moshën katër vjeç. Mjekimi nuk po e ndihmonte për të kontrolluar krizat. Radiologu analizoi skanimin. Ata menduan se kishte një anomali të trurit, por nuk mund të ishin të sigurt. Me MELD Graph në këtë pacient radiologët ishin në gjendje të konfirmonin se kishte anomali dhe kriza të cilat kërkonin ndërhyrje”.
Studiuesit shpresojnë për miratimin zyrtar për të përdorur MELD Graph si një mjet diagnostikues, por fillimisht nevojiten prova të tjera për të vërtetuar përfitimet afatgjata për pacientët.
Klan News