Ka qenë vetëm fat që deri tani nuk janë prekur nga ndonjë epidemi. 140 familje që jetojnë në një bllok pallatesh pranë shkollës teknologjike prej kohësh bashkëjetojnë me erën e pakëndshme, pisllëkun dhe ujërat e zeza që kanë përmbytur bodrumet e pallatit. Por situata është rënduar së tepërmi pas reshjeve të shumta të këtyre ditëve...