Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë.

Efektivi i Policisë Rrugore që u përplas nga një makinë ka dëme të shumta dhe thyerje në trup si pasojë e përplasjes.

Në momentin e ngjarjes, dy efektivë të “Rrugores” ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e Kryeministrit Edi Rama.

Drejtuesi i makinës, Isniq Nokshiqi, 36 vjeç, me origjinë nga Tropoja, ka qenë i ndaluar, duke ofenduar dhe bërtitur.

Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëvizë makinën, por i riu u është kthyer me tone të ashpra edhe policëve, duke i ofenduar.

Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Menjëherë pas ngjarjes Nokshiqi u largua, por u lokalizua nga agjentët e Komisariatit nr. 4 dhe më pas u arrestua./tvklan.al