Një mjet tip “Fiat Panda” në pronësi të një kompanie me administrator 66-vjeçarin me iniciale L.B. është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lëvozhë të njësisë administrative Iballë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme./tvklan.al