Atalanta është skuadra e radhës që është vënë në gjurmët e Cristian Shpendit. Në Itali, raportohet se drejtuesit e klubit zikaltër, po ndjekin sulmuesin shqiptar.
Me 10 gola dhe 1 asist në Serinë B, Shpendi ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Ndonëse rinovoi te Cesena deri në vitin 2028, gjasat që 21-vjeçari të qëndrojë aty edhe për sezonet e ardhshme, janë shumë të vogla.
Më herët për Shpendin është përfolur edhe për interesime nga klube si Roma, Fiorentina, Juventus dhe Benfica, ndërsa në listë është shtuar edhe Atalanta.
Këta të fundit kanë nisur që tani punën për lëvizjet që do të bëjnë në verë dhe Shpendi është një nga lojtarët që po studiohet.
Në ditët e ardhshme, mund të ketë bisedime me klubet, me qëllim arritjen e një marrëveshje. Transferimi tek Atalanta, do të ishte një hap i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, pasi klubi italian njihet për hapësirat dhe promovimin që iu bën të rinjve. /tvklan.al