Një 56-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga helikat e një gomoneje në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun. Mësohet se mjeti drejtohej nga shtetasi F.T., kurse 56-vjeçari është banues në Tiranë dhe në momentin e aksidentit sapo kishte zbritur nga një anije turistike në det afër molit të vjetër të ish-ushtrisë. Ai është dërguar menjëherë në...