Një 56-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga helikat e një gomoneje në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun.

Mësohet se mjeti drejtohej nga shtetasi F.T., kurse 56-vjeçari është banues në Tiranë dhe në momentin e aksidentit sapo kishte zbritur nga një anije turistike në det afër molit të vjetër të ish-ushtrisë.

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm nga mjekët. Ndërkaq policia sqaron se aksidenti nuk ka ndodhur në një zonë plazhi.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në polici, kurse mjeti është bllokuar nga Policia Kufitare.


Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi). 56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit,” njofton policia.

/tvklan.al