Rrëzohet nga shkallët e një anije, vdes 22-vjeçari në Porto Romano
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Porto Romano. Policia njofton se 22-vjeçari me iniciale Y.B. ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anije. Sipas të njëjtit burim, i riu ka qenë pjesëtar i ekuipazhit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./tvklan.al