“Surrogacia”, Kisha Katolike: Të ketë debat me gjithë aktorët
Kisha Katolike Shqiptare dhe Komunitetet e tjera fetare të vendit vijojnë të këmbëngulin për transparencë lidhur me Projektligjin “Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” që të zhvillohen dëgjesa e debate të mirëfillta. Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Më shumë se çdo dokument legjislativ në kohë të ndryshme i është nënshtruar një debati të mirëfilltë...