Lojërat Mesdhetare të 2030-ës, nënshkruhet marrëveshja me Kosovën: Durrësi një nga qytetet mikpritëse
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse...