Në takimin me diasporën në Itali, kryeministri i vendit Edi Rama ka risjellë në vëmendje marrëveshjen për pensionet me shtetin italian, prej të cilës do të përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se me atë marrëveshje kanë vendosur një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë...