Në takimin me diasporën në Itali, kryeministri i vendit Edi Rama ka risjellë në vëmendje marrëveshjen për pensionet me shtetin italian, prej të cilës do të përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se me atë marrëveshje kanë vendosur një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë që ata kanë merituar.
Edi Rama: 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë ku falë angazhimit personal të kryeministres tuaj në Itali, një mike e paepur e Shqipërisë dhe një zëdhënese e fortë e jona në BE, ne ja dolëm të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin ku e heshtë zilen e paragjykimit “e stato un albanese” drejt triumfit tuaj si evropianët e rinj të Italisë.
Sot unë kam ardhur këtë për të ju thënë se edhe Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj të drejtë pa e ndalur vrapin dhe duke e luajtur të palëkundur besimin në kërkim të drejtësisë për emrin e saj në familjen e shteteve të Evropës. Vërtetë edhe për pak kohë ne ende nuk jemi të gjithë si popull dhe si shtet në BE, por të qenit evropianë në mes të Evropës, njësoj të barabartë në nder dhe në dinjitet me të gjithë të tjerët, shqiptarëve ju ka caktuar i njëjti Zot dhe ne na e ka shkruajtur amaneti i Skënderbeut, ndërsa mbarë këtij kontinenti jeni ju që ja keni imponuar të parët se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe ju jeni pjesë e bashkuar e familjes evropiane.
/tvklan.al