Virozat, fluks vizitash në pediatrinë e Korçës
70 pacientë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve fluksi i vizitave është si pasojë e virozave që qarkullojnë ndikuar edhe nga temperaturat tepër të larta për këtë periudhë. Robert Rado, mjek: Gjatë kësaj periudhe kemi paraqitje të fëmijëve në këtë shërbim me temperatura të izoluara...