Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” një automjet ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e vënien në praga të autorit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Burime për Klan News...