Një kapsulë SpaceX që mbante një ekuipazh të ri është ankoruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke i dhënë mundësinë astronautëve Butch Wilmore dhe Suni Williams që të kthehen në shtëpi.

Rreth 29 orë pasi raketa Falcon 9 u lëshua nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida, u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Wilmore hapi kapakun për të përshëndetur astronautët e ardhur, të cilët do ta zëvendësojnë atë dhe Williams në bordin e stacionit. U deshën rreth 1 orë e 45 minuta kontrolle shtesë të sigurisë përpara se dera të hapej.

Astronautët janë Anne McClain dhe Nichole Ayers të NASA-s, të dy pilotë ushtarakë, së bashku me Takuya Onishi të Japonisë dhe Kirill Peskov të Rusisë, të dy ish-pilotë. Butch Wilmore dhe Suni Williams duhej të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës vetëm për 8 ditë, por për shkak të problemeve teknike me anijen eksperimentale me të cilën mbërritën, ata kanë qenë atje për më shumë se 9 muaj.

Ekuipazhi i Crew-10, ka planifikuar të qëndrojë në stacionin hapësinor për afërsisht 6 muaj. Misioni i shkëmbimit të ekuipazhit nisi kur presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Elon Musk, i cili është gjithashtu CEO i SpaceX, kërkuan një lëshim më të shpejtë të Crew-10. Ata pretenduan se Joe Biden, kishte braktisur Wilmore dhe Williams në stacion për arsye politike. 

Klan News