Shqipëria vazhdon përgatitjet për të pritur finalet e Kampionatit Europian U-17. Ky është një nga eventet më të rëndësishme të futbollit për të rinj, që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
Për këtë kompeticion është përzgjedhur slogani zyrtar “Futbolli na bashkon-Shqipëria mirëpret Europën”. Ky slogan simbolizon frymën e mikpritjes dhe fuqinë bashkuese të futbollit.
Turneu do të sjellë në vendin tonë 7 ekipet më të mira të Europës që së bashku me Shqipërinë do të garojnë për trofeun e kampionit për këtë edicion.
Klan News