Të paktën 35 njerëz kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara pasi një seri tornadosh vdekjeprurëse goditën disa shtete juglindore. 12 persona humbën jetën në Missouri, ndërsa në Kansas 8 të tjerë pasi më shumë se 55 automjete u përfshinë në një aksident.

Më shumë se 250 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në 7 shtete, duke përfshirë Michigan, Missouri dhe Illinois. Erërat ekstreme deri në 97 km në orë. 

Agjencia e menaxhimit të emergjencave të Missourit konfirmoi se 19 tornado goditën 25 qarqe, duke shkaktuar dëme katastrofike. Guvernatori i Mississippi-t, Tate Reeves, bëri thirrje njerëzve për evakuim duke e përshkruar situatën si veçanërisht të rrezikshme. Ndërsa Guvernatori i Xhorxhias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje në Mississippi, Lousiana dhe Tennessee. Ndërkaq stuhitë ndezën më shumë se 100 zjarre në disa shtete.

Në Oklahoma, një nga ato zjarre ka djegur tashmë 27,500 hektarë dhe mbetet ende jashtë kontrollit.

Tv Klan