Skandal me mbetjet urbane në Vlorë. Vendgrumbullimi i plehrave ka shpërthyer në flakë mëngjesin e të premtes dhe tymi ka mbuluar të gjithë qytetin bregdetar, ku aktualisht pushojnë mijëra turistë, shqiptarë e të huaj. Siç e shihni në këto pamje, shtëllungat e tymit janë përhapur mbi qytet dhe në plazhet e Vlorës, ku pushuesit janë...