Policia e Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar, informon se ish-Presidenti Ilir Meta kundërshtoi arrestimin dhe ofendoi punonjësit e policisë. Bazuar në këto rrethana, thotë Policia, duke zbatuar rregulloren, forcat e policisë u detyruan ta nxirrnin me forcë nga automjeti. Policia e Shtetit thekson se drejtuesi i grupit operacional i komunikoi Ilir Metës masën e sigurisë...