Komiteti për mbrojtjen e Kushtetutës ka gati kërkesën zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shënon dhe fillimin e procedurave për organizimin e referendumit popullor. Ndër emrat e spikatur që kanë firmosur kërkesën krahas anëtarëve të komitetit, figurojnë dy ish-kryetarët e shtetit Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, si dhe analisti...