Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur të Martën për sqarim ambasadorin serb në vendin tonë Slobodan Vukčević, sa i takon deklaratave të bëra nga zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin. Ky i fundit ka thënë dje, referuar vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, se “Shqipëria e Madhe mund të ndalet vetëm nga bota serbe”....