Kjo e premte në Teatrin e Operas dhe Baletit do të sjellë një shfaqje ndryshe, një natë kushtuar simfonisë, europiane por edhe asaj shqiptare. Madje shfaqja do të hapet me veprën “Metamorfoza” nga kompozitori Vaso Tole, për t’u përmbyllur me melodinë e kompozitorit të mirënjohur gjerman, Brahms. Kombinimin e veprave të krijuara në kohë të...