Kjo e premte në Teatrin e Operas dhe Baletit do të sjellë një shfaqje ndryshe, një natë kushtuar simfonisë, europiane por edhe asaj shqiptare.

Madje shfaqja do të hapet me veprën “Metamorfoza” nga kompozitori Vaso Tole, për t’u përmbyllur me melodinë e kompozitorit të mirënjohur gjerman, Brahms.

Kombinimin e veprave të krijuara në kohë të ndryshme e në vende të ndryshme, dirigjenti hollandez Robert Van Steijn, nuk e shikon sfiduese. Sipas tij, muzika gjithmonë bashkohet në një pikë dhe ajo pikë është mbështetja në tabanin folklorik.

Në këtë mbrëmje do të interpretojë edhe violinisti virtuz ialian, Gennaro Cardaropoli, i cili është një nga talentet më premtues italian.

Tv Klan