Zjarret vdekjeprurëse shkatërruan disa zona të ndryshme të Los Angeles. Shumë shtëpi dhe biznese janë djegur.
Flakët nuk kanë kursyer as shkollat dhe objektet e kultit. BBC na sjell fotot që tregojnë se si zjarret ndryshuan zona të ndryshme të Los Angeles.
Palisades-i Paqësor është një prej periferive më të pasura të Los Angeles, i cili është goditur rëndë. Shumë njerëz nuk arritën të merrnin gjërat me vlerë para se të arratiseshin nga vendi.
Në fotot më poshtë duken dëmet që kanë pësuar disa prej bizneseve: