Netfilx po prodhon një film kinematografik, nisur nga dështimi i Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016, në përpjekje për të marrë postin presidencial në Shtetet e Bashkuara.
Seriali do të bazohet në një kapitull të librit “Chasing Hillary”, realizuar nga gazetarja Amy Chozick, që mbuloi zgjedhjet si reportere për New York Times.
“Kjo është gjëja më emocionuese që më ka ndodhur ndonjëherë”, tha zonja Chozick. Së bashku me Julie Plec, producentin ekzekutiv pas “The Vampire Diaries”, Chozick do të jetë edhe prodhuese ekzekutive e “Girls on the Bus”, ku në qendër të vëmendjes është Hillary Clinton. Emri i serialit është ripunim i “Boys on the Bus”, libër i vitit 1972, ku fokusi ishte në zgjedhjet presidenciale të ShBA – së, mes meshkujve.
Netflix fitoi të drejtën për librin e gazetares, pas një lufte të ashpër ofertash. Kompania tha se do të ndjekë çdo lëvizje të kandidatëve për president, duke evidentuar skandale që mund të rrëzojnë jo vetëm presidencën, por gjithë demokracinë.
Tv Klan