Një nga vendimet e shumëpërfolura të Donald Trump pas inaugurimit të tij si Presidenti i ri i SHBA-s ishte ndryshimi i emrit në Gjirin e Meksikës.
Por kjo gjë ka shkaktuar të qeshura tek Hillary Clinton e cila nuk u përmbajt dot gjatë fjalimit të inaugurimit të Presidentit Donald Trump.
“Pas një kohe të shkurtër, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në Malin McKinley, ku duhet të jetë dhe ku i takon”, tha Trump në fjalimin e tij.
Ky vendim i Trump, megjithatë i është dukur mjaft qesharak Hillary Clinton, e cila, siç ka marrë vëmendjen e mediave teksa shpërthen në të qeshura.
Ndryshe nga masat e tjera të shpallura nga Trump në ditën e tij të parë si Presidenti i 47-të i SHBA-së, ndryshimi i emrit nuk ishte objekt i një urdhri ekzekutiv.
Hilary Clinton ka qenë një kritike e Trump. Ajo ka qenë një mbështetëse e fortë e ish-Presidentit Joe Biden, i cili i dha asaj Medaljen Presidenciale të Lirisë në fillim të këtij muaji dhe ajo mbështeti kandidaturën e Zv/Presidentes, Kamala Harris për presidencën në 2024.
Klan News