Lëvizja Vetëvendosjes këmbëngul anulimin e rezultateve dhe ripërsëritjen e votave me postë nga diaspora.
Pasi PZAP-ja e ka hedhur poshtë ankesën si të paafatshme, Vetëvendosje po e shfrytëzon të drejtën e saj për ankesë në Gjykatën Supreme.
Ndryshe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ka aprovuar rekomandimin e Këshillit të Operacioneve Zgjedhore që të ketë rinumërim në 50 vendvotime.
Kjo po e zvarrit shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. E kryeministri Albin Kurti thotë se si fitues i zgjedhjeve do ta bëjë ai qeverinë, por pa dhënë detaje.
E Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha në një intervistë për një gazetë italiane ka shfaqur besimin se qeverinë do ta arrijnë me pakicat jo-serbe.
Sipas rezultateve aktuale Vetëvendosje ka aktualisht 48 mandate të fituara, pakicat jo serbe 10 ndërsa i duhen edhe 3 deputetë për të formuar qeverinë.
Blloku opozitar disa herë kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike ka nisur mbledhjen e kryesisë për të diskutuar rreth rezultateve t ë zgjedhjeve të 9 Shkurtit si dhe drejtimin që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
Tv Klan