Zgjerohet debati për Starlink, Presidenti Donald Tusk përfshihet në diskutime, pas mosmarrëveshjeve në mediat sociale midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe polakë.

Kryeministri  polak u bëri thirrje “miqve” të respektojnë aleatët e tyre dhe të mos jenë arrogantë, në një postim në X i cili nuk përmend askënd me emër.

“Udhëheqja e vërtetë do të thotë respekt për partnerët dhe aleatët. Edhe për ata më të vegjël dhe më të dobët”, shkroi Tusk.

E gjithë zhurma mediatike nisi pas një komenti të ministrit të Jashtëm polak Radoslaë Sikorski për  koston e Starlink, të cilën kompania e Elon Musk e prodhon dhe për të cilën Polonia paguan koston për Ukrainën. Polonia paguan që Ukraina të përdorë shërbimet e Starlink, e cila ofron lidhje të rëndësishme interneti për Ukrainën  dhe ushtrinë e saj.

Ministri i Jashtëm polak la të kuptohet se Polonia, e cila paguan 50 milionë Dollarë në vit për shërbimet e Starlink për Ukrainën, mund t’i duhet të gjejë një kompani tjetër nëse shërbimi i Musk nuk është më i besueshëm.

Mjaftoi vetëm ky koment që Elon Musk ta quante njeri të vogël dhe të qortonte ministrin e jashtëm polak. Pas Musk edhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio gjithashtu ndërhyri në këtë çështje, duke kritikuar  ministrin e jashtëm.

“Vetëm për ta sqaruar askush nuk ka kërcënuar se do të ndërpresë shërbimet e Starlinkut për Ukrainën. Dhe thuaj faleminderit sepse pa Starlink Ukraina do ta kishte humbur këtë luftë shumë kohë më parë dhe rusët do të ishin në kufirin me Poloninë tani”, shkroi Rubio.

Musk, një figurë e profilit të lartë në administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump tha në një postim në platformën e tij të mediave sociale të dielën se e gjithë linja e frontit të Ukrainës do të rrëzohej nëse ai e ç’aktivizon Starlinkun.

Klan News