Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një intervistë me Tyler O’Neil, një shkrimtar e gazetar amerikan i cili gjatë një seance dëgjimore me Kongresin Amerikan për ndihmat e USAID, deklaroi që një organizatë jo-qeveritare shqiptare kishte marrë para nga  USAID përmes fondacionit Soros që sanksionoi kryetarin e opozitës shqiptare.

O’Neil në intervistën e tij jep më shumë detaje për idenë e tij ku shprehet se Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës.

O’Neil thekson se ajo çka është  parë është bashkëpunimi midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it ku sipas tij këto dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it, lidhur me Berishën.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Gjatë dëgjesës tuaj përpara nënkomitetit ju bëtë disa denoncime lidhur me Institutin Lindje – Perëndim, USAID-in, Fondacionit Soros dhe reformës gjyqësore në Shqipëri. Ishte një përzierje gjërash të ndryshme. Mund të më shpjegoni me më shumë detaje idenë tuaj?

O’ Neil: Po. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim mori fonde të konsiderueshme nga USAID-i, pra Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Po ashtu mori shumë fonde nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, rrjetin e madh të themeluar nga George Soros të cilin aktualisht e drejton djali i tij Alex Soros. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës, ish-Kryeministrin e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Por zoti O’ Neil, mendoj se reforma në drejtësi është promovuar nga Ambasada Amerikane, Departamenti i Shtetit dhe partnerët Evropian. Kjo do të thotë se është diçka e kryer nga komuniteti ndërkombëtar, bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për Shqipërinë.

O’ Neil: Po. Në tërësi nuk e di se sa të këqija janë ndryshimet. Ajo çka di është se kritikët thonë se kjo përfshirje i mundësoi qeverisë së Ramës t’i vihet pas Sali Berishës i cili sigurisht që është një kritik i madh i përfshirjes së George Soros-it në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Sali Berisha është shpallur si non-grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Keni më shumë informacione sepse kemi pyetur disa herë dhe ende nuk kemi marr informacion se pse është shpallur si i atillë, pse konkretisht është shpallur non-grata dhe jo sipas deklaratës zyrtare të Sekretarit të Shtetit.

O’ Neil: Kjo është një lëvizje shumë shqetësuese nga Administrata e kaluar e Biden-it. Ajo çka kemi parë është bashkëpunim midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it. Tematika e librit tim “The Woketapus – Grupimet e Parave të Errëta që Manipulojnë Qeverinë Federale” është që shumë grupe aktivistësh të majtë, të mbështetur nga Soros-i dhe rrjeti i tij i parave të errëta, influencuan administratën e Biden-it, dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it. Kjo është një lëvizje shqetësuese, për të thënë të paktën, kur shikon qeverinë e Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë Sali Berishën në këtë mënyrë.

Blendi Fevziu: Mendoj se jemi të fokusuar te Shqipëria, por është kjo pjesë e një historie më të gjerë, pra, me sa kam dëgjuar përfshin edhe vendet e Amerikës latine si edhe shtete të tjera.

O’ Neil: Po. Të dyja, qoftë USAID-i por edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur kanë bashkëfinancuar projekte të ndryshme përreth botës, shpesh duke advokuar për të njëjtët kauza ideologjike që promovoi Soros-i si dhe administrata e Biden-it. Presidenti Trump është duke mbajtur një qëndrim të fort kundër kësaj ideologjie korruptive. Ky ndryshim është përshëndetur në Shtetet e Bashkuara pasi qytetarët amerikanë votuan kundër kësaj ideologjie. Ka pyetje për të cilat do të doja të merrja përgjigje dhe që lidhen me përfshirjen e George Soros-it dhe Alex Soros-it me rastin e Shqipërisë dhe përndjekjen e Sali Berishës si edhe mënyrën me anë të së cilës është përgjigjur dhe ka punuar qeveria e Ramës me ish administratën e shtetit amerikan.

/tvklan.al