Papa Françesku po reagon pozitivisht ndaj trajtimit në spital dhe mjekët thonë tani se ka kaluar rrezikun për jetën, shenjë e përmirësimit të shëndetit pas diagnostikimit me pneumoni të dyfishtë.
Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, thuhet në përditësimin më të fundit të detajuar mjekësor.
“Përmirësimet e regjistruara ditët e fundit janë konsoliduar më tej, siç konfirmohet nga testet e gjakut dhe vlerësimet klinike, si dhe një përgjigje e mirë ndaj trajtimeve të tij me ilaçe,” tha Vatikani.
Pavarësisht përmirësimeve, Françesku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me ilaçe në spital edhe për disa ditë të tjera.
Nga java e kaluar gjendja e tij ka qenë e qëndrueshme ose në përmirësim, pas dy krizave të “insuficiencës akute të frymëmarrjes” më 3 Mars.
Papa Françesku ndodhet në spitalin Gemelli të Romës prej mbi tre javësh.
Klan New