Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zgjedhjet Ne Kosove

Mark Rutte

NATO me sytë nga Trump për Ballkanin Perëndimor

Nga Bratislava ku ka vizituar trupat e NATO-s Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte tha se stabiliteti në Kosovë është në interesin e të gjithëve. Përballë aludimeve mediatike se Presidenti Trump mund të tërheqë trupat amerikanë nga Ballkani Perëndimor, Rutte theksoi se nuk sheh arsye për të besuar se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik në...

Shkurt 24, 2025

Kosovë: KQZ-ja numëron votat e të gjitha vendvotimeve, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të enjten rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga vendvotimet.

Shkurt 20, 2025

Kosovë: Rezultati i zgjedhjeve shpallet pas 2 javësh

Me gjithë vonesat dhe disa problemeve me sistemin për procedimin e votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve insiston se integriteti i votës nuk është cënuar. Sipas tyre, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit, do të jenë të sakta. Vlerësojnë se numërimi i votave të kandidatëve mund të zgjasë rreth 2 javë, ndërsa vlerësimi i...

Shkurt 13, 2025
Vjosa Osmani

Osmani kërkesë kryetarit të KQZ-së: Ruani integritetin e procesit zgjedhor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në mëngjes ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniçin, me ç’rast kërkoi ruajtjen e integritetit të procesit të zgjedhjeve të 9 Shkurtit, pas telasheve të vazhdueshme me të cilat është përballur platforma elektronike e raportimit të rezultateve. “Presidentja ripotencoi rëndësinë e...

Shkurt 13, 2025

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Kosovë, KQZ kritikohet për vonesa

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit ka nisur me një ditë vonesë të martën në disa komuna të vendit, duke nxitur kritika ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi ka filluar në vendvotimet e rregullta në Prishtinë,...

Shkurt 12, 2025

Kosovë, nis sot numërimi i votave të kandidatëve për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot më 11 shkurt në ora 16:00. Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e 4 komunave. “Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon...

Shkurt 11, 2025

“Kosova frymëzon”, Berisha: Uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje

Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Berisha gjithashtu uron qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës si dhe administruesit e procesit, të cilin e quan “dinjitoz që nderon lirinë e votë dhe demokracinë”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i demokratëve shkruan se...

Shkurt 10, 2025
Mendimi i analistëve për qeverinë e Kosovës

Analistët: Dy opsione për qeverinë e re në Kosovë

Menjëherë pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve, në Kosovë kanë nisur të diskutojnë për formimin e qeverisë së re. Sipas analistëve ka dy mundësi për kabinetin e ri qeverisës. “Mirë është që të kemi një koalicion të madh midis partisë fituese dhe partisë së madhe opozitare, për të krijuar stabilitet dhe tjetra është...

Shkurt 10, 2025

KQZ: Nesër fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë nesër, më 11 Shkurt. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se në të njëjtën kohë do të bëhet edhe verifikimi i rezultatit të...

Shkurt 10, 2025

Zgjedhjet në Kosovë, parashikimi i gazetares për koalicionet: Në prill mund t’u drejtohemi kutive të votimit

Qytetarët e Kosovës iu drejtuan më 9 shkurt kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe përfundoi në 19:00. Sipas përditësimit më të fundit nga KQZ, deri më tani janë numëruar 96.45% e votave. Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë me 41.11% të votave, e dyta në radhë është...

Shkurt 10, 2025