Në raportimin në Kongresin amerikan për abuzimet me fondet e taksapaguesve, gazetari Tyler O’Neil përmendi edhe rastin e Shqipërisë dhe lidhjen me fondacionin Soros.

Tyler O’Neil, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se sipas informacioneve të tij, Shqipëria është qendra e fondacionit Soros për rajonin e Ballkanit.

Gjatë intervistës, Tyler O’Neil përmendi edhe lidhjet e ngushta mes George Soros dhe Alex Soros me Kryeministrin Edi Rama.

Blendi Fevziu: Zoti O’Neil, nga i keni marrë këto informacione lidhur me përfshirjen e Soros-it në Institutin e Menaxhimit Lindje – Perëndim. Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Soros-i kurrë nuk është përfshirë në shpalljen e zotit Berisha si non-grata.

Tyler O’Neil: Nuk kam prova konkrete për përfshirjen e Soros-it në shpalljen e Berishës si non-grata ajo çka di është që kritikët bëjnë lidhje të tilla dhe këto lidhje janë aty. Për sa i përket financimit të Institutit të Menaxhimit Lindje – Perëndim, burimet vijnë direkt qeveria e Shteteve të Bashkuara. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim po ashtu liston Fondacionin Shoqëria e Hapur si një prej donatorëve të saj duke pasur një marrëdhënie shumë të gjatë me njëra tjetrën. Nuk është e vështirë që të bëhen lidhje të tilla duke u mbështetur te këto bazat.

Blendi Fevziu: Sa i madh ka qenë ndikimi i George Soros-it, fondacionit të tij, ose djalit të tij Alex Soros në administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë presidencës së Biden-it?

Tyler O’Neil: Ka pasur një ndikim shumë të madh. Jo vetëm që e shikojmë Alex Soros-in në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës me zv/presidentet Kamala Harris dhe demokratët e tjerë të lartë që garonin për poste por po ashtu kemi parë shumë organizata të ndryshme të financuara nga George Soros-i, nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur, duke bërë thirrje të ndryshme, duke pasur një ndikim në politikën brenda administratës së Biden-it për sa i përket Departamentit Amerikan i Drejtësisë, masave të ndërmarra kundër naftës dhe gazit, hapjes së kufjeve në jug të vendit duke lejuar emigrimin në shifra të larta. Po ashtu pamë se gjatë ditëve të fundit të administratës së Biden-it, Presidenti Biden dekoroj me Medaljen Presidenciale të Lirisë, vlerësimin më të madh civil, George Soros-in dhe Alex Soros-i e mori atë në emër të babait të vetë.

Blendi Fevziu: Alex Soros-i e ka vizituar shumë shpesh Shqipërinë dhe duke menduar rëndësinë e vendit kjo duket paksa e çuditshme. A ka keni ndonjë informacion se pse janë kaq të forta marrëdhëniet midis Soros-it dhe Shqipërisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinjë si Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi?

Tyler O’Neil: Burimet e mia tregojnë se George dhe Alex Soros duket se kanë zgjedhur Shqipërinë si rastin e parë të provës për paratë, operacionet dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar mënyrën se si punon qeveria në Evropën lindore. Shqipëria ka vëmendje shumë të lartë. Po ashtu duhet të kenë parasysh që George dhe Alex Soros-i kanë marrëdhënie shumë të ngushtë me Kryeministrinë e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Mendoni se qendra e Soros-it për rajonin është Shqipëria?

Tyler O’Neil: Këtë gjë më kanë treguar burimet e mia. Po.

Blendi Fevziu: Po përveç Fondacionit të Soros-it, çfarë informacionesh keni për investimet e USAID-it në Shqipëri? Kemi ndonjë hetim ose më shumë informacion?

Tyler O’Neil: Më së shumti lidhjet që gjeta atje janë nëpërmjet Institutit të Menaxhimit Lindje – Perëndim dhe reformat që kanë promovuar në Shqipëri si dhe financimet e kryera nga Soros-i kundrejt këtij Institutit. Megjithatë ka shumë organizata të tjera të cilat kanë qenë të varura financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur dhe grupe të tjera të Soros-it të cilat operojnë aty në Shqipëri.

/tvklan.al