Java e re sjell një energji ndryshe nga yjet që kulmon me ditën e premte në festën e Shën Valentinit. Meri Shehu parashikon në programin “Rudina” në Tv Klan një fillim të vrullshëm e me lajme të papritura.  Shenjat më të ndikuara nga kjo klimë kozmike janë ato të qëndrueshme si Demi, Luani, Akrepi e Ujori. Për shenjat e ndryshueshme si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari e Peshqit vazhdojnë prapaskenat në ambientin e punës ku duhet të tregojnë pak kujdes.

Pozicionimi i planetëve dhe dita e Shën Valentinit në përgjithësi do të shumëfishojë nostalgjinë, flirtin, dëshirën për të surprizuar dhe ndarë ndjesi të bukura. Duket se gjatë kësaj periudhe do të shprehim ndjesitë, do të dhurojmë dashuri e komplimente dhe do të ketë shumë pasion. Ndryshe nga ç’mund të  mendoni, zjarri do të flakërijë më fort te shenjat e ujit si Gaforrja, Akrepi e Peshqit që do të tregohen shumë të guximshëm në dashuri.

Meri Shehu: Kjo javë ka filluar vrullshëm sepse Mërkuri nga Ujori bën një katërkëndësh shumë të fuqishëm me Uranin në Dem. Dita e sotme dhe e nesërme sjell lajme të papritura, shpërthyese, diskutime, debate, në komunikim do të ketë pak rrëmujë dhe surpriza që disa njerëz do t’i revoltojnë ose nervozojnë. Ata që duhet të kenë më shumë kujdes në këtë periudhë nga kjo çështje e revoltimit ose surprizimit janë pikërisht Ujorët, Luanët, Demët dhe Akrepët. Edhe me mjetet e komunikimit do të jetë  shumë intensive, do të dëgjojmë shumë gjëra këto dy ditë sepse Urani ka të bëjë shumë me televizionet, me mesazhet elektronike ose vizive.

Kjo është edhe java e hënës së plotë në Luan. Është një hënë e plotë shumë e fuqishme në 10-ditëshin e tretë të Luanit. Do të kapë sërish 4 shenjat e qëndrueshme që do të marrin një guxim të fuqishëm për të thënë gjëra, për të deklaruar ndjenja, situata, për të bashkëpunuar fuqishëm ose për të bërë një ndryshim që deri tani s’kanë mundur ose të marrin një risk. Kjo ka të bëjë me karrierën, familjen, bashkëpunimet, martesën.

Afërdita është në shenjën e Dashit kështu që këta s’do t’i lënë dot flirtet pa u prekur e ngacmuar, rrjedhimisht edhe Shigjetarët e Luanët. Luanët do ta kenë pak më të vështirë sepse Mërkuri hyn në Peshk dhe u jep situata të çuditshme Luanëve e Ujorëve në disa aspekte të caktuara. Prapaskena, vazhdon Marsi i kundërt në Gaforre dhe shumë çështje familjare do të ndikojnë e do të duken. Prapaskena këto dy ditë do të kenë Shigjetarët, Virgjëreshat, Binjakët, Peshqit, kryesisht në çështje pune dhe do të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm deri nesër.

Në datën 14 shkurt futet Mërkuri, planeti i komunikimit dhe shprehjes së ndjenjave dhe emocioneve në shenjën e Peshqve. Kjo do të thotë që ka romantizëm, ndjenjë, pasion, utopi, është një kompleksitet situatash por do të ndikojë shumë fuqishëm dhe bukur te Akrepët, Gaforret dhe Peshqit. Këto shenja në datën 14 do të kenë mundësi të dalin, argëtohen, komunikojnë dhe të kenë nevojën të diskutojnë me dikë. Kjo e tërheq energjinë dhe je më pranë realizimit të një takimi të mirë, një kontakti ose suksesi. Pavarësisht se zjarri qëndron te shenjat që përfaqëson, aty sjell si një lloj flirti, jemi në qendër të vëmendjes por nuk e dimë a e marrim guximin të themi ose bëjmë gjëra. Ata që do ta kenë më shumë vëmendjen për të thënë gjëra, për të qenë në mes të komunikimit dhe për të realizuar mbrëmje të këndshme ose dhurata, situata të bukura do të jenë shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit me Mërkuri që futet e i ëmbëlson. Kjo nuk do të thotë që ngelen jashtë loje Virgjëreshat, Shigjetarët e Binjakët që do të kenë tendencën e komunikimit ose do të duan të jenë në një relacion, të shprehin ose të bëjnë një dhuratë./tvklan.al