Jemi në prag Shën Valentini dhe sipas parashikimit të Meri Shehut dashuria, ndjenjat, pasionet, flirtet e ngacmimet do të jenë të zjarrta. Shenjat do ta shijojnë këtë periudhë dhe disa do të jenë të parat që do të ndërmarrin hapin si për shembull Gaforrja, Akrepi e Peshqit.
Duke qenë se ky mund të jetë një moment për të krijuar lidhje të reja, astrologia zbulon në programin “Rudina” në Tv Klan kombinimet më të fuqishme që mund të ndodhin.
Meri Shehu: Mund të shkojnë këtë javë edhe Akrep me Binjak sepse Mërkuri duke u futur në shtëpinë e pestë të dashurisë për Akrepët jep një tërheqje të shenjave mërkuriane që mund të jenë Binjak dhe Virgjëreshë kështu që mund të shkojnë shumë mirë. Por edhe Akrep me Peshk sepse Peshqit janë simbol i dashurisë ideale për ta. Mund të shkojmë te shenjat që udhëhiqen nga Afërdita tashmë dhe kanë Afërditën që janë Dashët, megjithëse Afërdita është simbol i Peshores dhe i Demit, por mund të shkojnë shumë mirë në këtë periudhë. Edhe Dashët me Peshore apo Luanët sepse kemi hënën e plotë në Luan dhe do të joshen nga shkëlqimi i tyre që ata bëjnë sikur kanë vezullimin dhe joshin tendencat e Dashëve. Kemi shumë shenja të tjera që mund të ecin mirë si Ujorët që kanë një interferencë shumë të madhe në erotizëëm, mund të shkojnë shumë mirë me Peshqit ose Binjakët dhe të kombinohen shumë bukur. Është interesante që mund të kombinohen edhe me Virgjëreshat dhe të marrin një tendencë të mirë. Kemi Marsin në Gaforre dhe një rikthim i marrëdhënieve nga e kaluara Ujor-Gaforre mund të jetë tendencë e këtij momenti.
Astrologia e njohur renditi edhe kombinimet më romantike, por për disa shenja mund të funksionojnë shumë mirë tërheqjet e fuqishme fizike.
Meri Shehu: Peshqit janë romantikët që bazohen te ndjenjat në marrëdhëniet e tyre dhe e arrijnë kulmin me Peshq-Gaforre, Akrep-Peshq, edhe Akrep-Gaforre në momente të caktuara. Pastaj pasionet ndahen edhe në pasione seksuale që kanë thjesht eksitim seksual si Dashi me Akrepin, që mund të ketë vetëm një joshje të tillë, pa ndjenja të mëdha, thjesht tërheqje fizike. Mund të ketë tërheqje fizike mes Ujorit dhe Virgjëreshës, shumë e çuditshme një gjë e tillë, por mund të ndodhë sepse janë shtëpitë që e tregojnë këtë tendencë./tvklan.al