U akuzua për masakrën e Urës Vajgurore, pretendon pafajësi

Fran Marashi i dënuar në 15 Maj të vitit 2000 me vendim të formës së prerë me burg përjetë do të rigjykohet, për atë që njihet si masakra e Urës Vajgurore. Ngjarja ka ndodhur më 16 Qershor në vitin 1997, ku humbën jetën 4 punonjës policisë dhe një civil. Në atë ngjarje u plagosën edhe dy policë të tjerë.  Blindi i policië u sulmua me tankë, nga antarët e bandës së protoduarëve. Pas më shumë se 26 vitesh kjo çëshjte do të rigjykohet dhe do të shqyrtohen me detaje të gjitha provat dhe do të dëgjohen dëshmitarët. 

Marashi kishte kërkuar nga Apeli vendosjen në afate të çëshjtes dhe ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë, në vitin 2014 rekurs i cili është rrëzuar. Ka qenë gjykata Kushtetuese e cila ka zgjidhur ngërcin ligjore të kësaj çëshje duke prishur vendimin e gjykatës së Lartë. Fran Marashi kërkonte që të rigjykohen në Gjykatën e Tiranës. Togat e zeza kanë shpallur moskopetencën dhe në Qeshor të 2023 Gjykata e Lartë e ka dërguar dosjen për rigjykim në gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fran Marashi pretendon se nuk i janë respektuar të drejtat dhe lirit themelore për një proces të rregullt ligjorë. Ai pretendon se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij. Marashi pretendon se është njohur me vendimin e gjykatës vetëm kur është arrestuar dhe ekstraduar nga Italia në Shqipëri në vitin 2006. 

Dy vitë më vonë ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej. Seanca e të Martës u shty pasi nuk ishin njoftuar familjarët e viktimave për nisjen e procesit. Më burg përjetë për të njëjtën ngjarje janë dënuar edhe Musa e Shkëlqim  Protoduari. Ndërsa të tjerët janë dënuar me marzh më të ulët dënimi. 

Klan News